Shtypi turk 18.11.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e mërkurë, 18 nëntor 2020:

1530071
Shtypi turk 18.11.2020

“Habertürk”Presidenti Erdogan njoftoi masat e reja kundër COVID-19

Kryetari i Shtetit Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, njoftoi të martën masat e reja në kuadër të luftës kundër llojit të ri të virusit korona. Siç bëri të ditur ai, në fundjavë do të ketë kufizim të lëvizjes së qytetarëve nga ora 10:00 deri në 20:00, pa krijuar çalim në zinxhirët e prodhimit dhe furnizimit; arsimi do të vazhdojë në distancë (online) deri në fund të vitit; qendrat tregtare, marketet, berberët, floktoret dhe restorantet do të punojnë nga ora 10:00 deri në 20:00; restorantet do të shërbejnë vetëm ushqim të paketuar me dërgesë ose përmes modeli “merr dhe ik”; kinematë do të jenë mbyllur deri në fund të vitit dhe garat sportive do të zhvillohen të gjitha pa spektatorë.

“Star”Ushtarët turq nisen për në Karabak

Mocioni presidencial për dërgimin e ushtarëve në Azerbajxhan u miratua gjatë një seance plenare të Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë. Kështu, ushtarët turq do të shkojnë me mision në qendrat e përbashkëta, të cilat do të ndërtohen me Rusinë për mbikëqyrjen e armëpushimit Armeni-Azerbajxhan në Karabakun Malor.

“Sabah”Mesazh për RTQV-në nga ministri Akar: S'do të lejojmë asnjë fakt të kryer

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar, drejtoi të martën një takim me videokonferencë, ku morën pjesë gjithashtu Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë – gjeneralarmate Yasar Guler, komandantët e forcave dhe zëvendësministrat e Mbrojtjes Kombëtare – Yunus Emre Karaosmanoglu e Alpaslan Kavaklioglu. Duke uruar edhe një tjetër herë 37-vjetorin e themelimit të Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV), ministri Akar vijoi me këto fjalë: “Qiproja është një çështje kombëtare e Turqisë. Grekoqipriotët duhet të heqin dorë nga qëndrimi i tyre i papajtueshëm, të pranojnë jo vetëm ekzistencën turke atje, por edhe se ata janë një element sovran dhe i barabartë. Ne e kemi thënë shumë herë që s'do të lejojmë asnjë fakt të kryer. Turqia do të mbrojë si gjithmonë të drejtën dhe ligjshmërinë e RTQV-së duke mos lejuar shkeljen e tyre në asnjë mënyrë.”

“Hürriyet”Elvan: Do të bëjmë hapat e nevojshme për çdo çështje në cilësinë e reformës

Ministri i Thesarit dhe Financave, Lutfi Elvan, deklaroi të martën se i kushtojnë rëndësi shumë të madhe stabilitetit makroekonomik e financiar të vendit, por edhe qëndrueshmërisë së çmimeve. “Këto formojnë kornizën e përgjithshme të udhërrëfyesit tonë. Ne do të bëjmë hapat e nevojshme për çdo çështje, të cilën e vlerësojmë të pranueshme, të drejtë dhe në cilën e reformës”, shtoi ai.

“Yenişafak”Hap historik për centralin “Akkuyu”: Do të ndriçojë gjithë Turqinë

Ministria e Energjetikës dhe Burimeve Natyrore postoi në rrjetin social “Twitter” një mesazh të rëndësishëm lidhur me Centralin e Energjisë Bërthamore “Akkuyu”. “U lëshua licenca për ndërtimin e njësisë së tretë të Centralit të Energjisë Bërthamore «Akkuyu». Reaktori i parë do të jenë funksional në vitin 2023 dhe portofoli ynë i energjisë do të bëhet më i larmishëm me një burim energjetik të ri. Energjia që do të prodhohet në «Akkuyu», do të ndriçojë gjithë Turqinë”, thuhet në këtë mesazh.



Lajme të ngjashme