Shtypi turk 12.11.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e enjte, 12 nëntor 2020:

1526491
Shtypi turk 12.11.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e enjte, 12 nëntor 2020:

Hürriyet” - Deklaratat e Presidentit Erdoan

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) vlerësoi marrëveshjen midis Azerbajxhanit dhe Armenisë. “Turqia do të jetë pjesë e misionit të përbashkët paqeruajtës me Rusinë që do të vendoset në rajon për të monitoruar dhe mbikëqyrur zbatimin e marrëveshjes. “Memorandumi i mirëkuptimit lidhur me Qendrën e Përbashkët Turko-Ruse, të cilën ne do ta krijojmë për kontrollin dhe mbikëqyrjen e armëpushimit, u nënshkrua këtë mëngjes (11 nëntor)",- tha udhëheqësi turk.

Haber Türk” - Deklaratë nga Ministria e Jashtme për vizitën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Pompeo, në Turqi

Ministria e Jashtme turke bëri një deklaratë pas njoftimit që Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo do të diskutojë çështjet fetare në Turqi dhe rajon me Patriarkun Ortodoks të Fenerit në Stamboll. "Do të ishte më e drejtë që ShBA-ja së pari të shikohet në pasqyrë dhe të tregojë ndjeshmërinë e nevojshme ndaj shkeljeve të të drejtave të njeriut të tilla si: racizmi, Islamofobia dhe krimet e urrejtjes në vendin e vet", thuhet në komunikatën e MPJ-së.

Sabah” - Shtypi britanik për fitoren e Azerbajxhanit në Karabak: “Fituesi më i madh i luftës është Turqia”

Gazetat britanike “Telegrafi”, “Times” dhe “Guardian” përdorën titujt të spikatur për fitoren e Azerbajxhanit në Karabak. Në analizat dhe lajmet në lidhje me marrëveshjen e arritur midis Azerbajxhanit dhe Armenisë, shtypi britanik komentoi se fituesi i vërtetë i luftës në Karabakun Malor është Turqia, se roli përcaktues i Ankarasë në rajon u bë i vazhdueshëm, kurse Perëndimi u shty në qoshe.

Yeni Şafak” - Donmez: “Kanuni” do të fillojë shpimet në Detin e Zi

"Anija jonë e shpimit “Kanuni”, e cila u largua nga porti Taşucu/Mersin pasi përfundoi këtu modernizimin, do të nisë aktivitetin e sondimit në Detin e Zi në muajt e parë të 2021",- njoftoi ministri i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore, Fatih Dënmez (Dönmez).

Star” - Formula 1 në urën “Dëshmorët e 15 Korrikut”, hera e para për Turqinë

Ura “Dëshmorët e 15 korrikut” u mbyll këtë të mërkurë, 11 nëntor, për trafikun në kuadër të xhirimeve për promovimin e Stambollit para garës 'Grand Prix DHL Turqi të Formula-1', etapa e 14-të e sezonit të Formula-1. Alexander Albon, piloti i skuderisë “RedBull Racing” e kaloi urën me makinën e tij F1. Në këtë mënyrë, me kalimin nga ana aziatike në anën evropiane të Stambollit, u realizua edhe ‘pit-stopi’ i parë ndërkontinental në botë në historinë e Formula 1 dhe Turqisë.



Lajme të ngjashme