Shtypi turk 10.11.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e martë, 10 nëntor 2020:

1525397
Shtypi turk 10.11.2020

“Sabah”: Erdogan: Së shpejti do të marrim lajme të mira nga Mesdheu Lindor

Presidenti Recep Tayyip Erdogan, në fjalën e tij të mbajtur në Konferencën e 12-të të Ambasadorëve, rikujtoi 405 miliardë metra kub të rezervave të zbuluara të gazit natyror në Detin e Zi, ndërsa tërhoqi vëmendjen edhe në Mesdheun Lindor. Gazeta citon Presidentin Erdogan të ketë thënë se "Së shpejti do të marrim lajme të mira edhe nga Mesdheu Lindor".

“Hurriyet”: Çavusoglu: Ne po ndjekim një politikë të jashtme vendore dhe kombëtare

Ministri i Jashtëm Mevlut Cavusoglu gjatë fjalës së tij të mbajtur në Konferencën e 12-të të Ambasadorëve të organizuar në Kompleksin Presidencial bëri të ditur se "Ne pasqyrojmë shpirtin sipërmarrës të kombit turk, kulturën e tij të ndërgjegjshme dhe të drejtë në politikën tonë të jashtme. Ne po ndjekim një politikë të jashtme të fortë, vendore dhe kombëtare në terren dhe në tryezë”.

“Yeni Safak”: Pashinyan deklaroi humbjen, Armenia u dorëzua në Karabak

Kryeministri armen Nikol Pashinyan njoftoi se kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët me krerët e shteteve të Azerbajxhanit dhe Rusisë për armëpushim. Pashinyan bëri të ditur se kjo situatë është 'jashtëzakonisht e vështirë për të dhe popullin e Armenisë. Pas rajoneve Kelbecer, Agdam dhe Laçin, Armenia do të tërhiqet nga i gjithë Karabaku. Ndërkohë, Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi fillimin e një armëpushimi midis Azerbajxhanit dhe Armenisë duke filluar në orën 00:00 (TSI). Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev vuri në dukje se marrëveshja nënkuptonte humbjen e Armenisë, ndërsa shtoi se "Pashenyan nënshkroi marrëveshjen jo vullnetarisht, por falë grushtit të hekurt të Azerbajxhanit".

“Vatan”: Diga Yusufeli do të jetë e 3-ta më e madhe në botë

Pas përfundimit të ndërtimit në Artvin diga dhe HEC (Hidrocentrali) Yusufeli me lartësi prej 247 metra do të jetë diga e parë më e lartë e Turqisë dhe e treta në botë në kategorinë e harkut të dyfishtë të betonit.

“Star”: Meleknur Alevcan fitoi 'Çmimin e Nderit të Vitit' në Suedi

Universiteti Teknik Lulea, i cili ka një reputacion ndërkombëtar në Suedi, i dha 'Çmimin e Nderit të Vitit' specialistes turke të psikologjisë Meleknur Alevcan. Universiteti njoftoi se Alevcan, e cila u diplomua nga programi universitar i psikologjisë, iu dha çmimi për ofrimin e terapisë falas për qindra të moshuar të izoluar gjatë epidemisë së llojit të ri të koronavirusit (COVID-19).



Lajme të ngjashme