Shtypi turk 09.11.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e hënë, 9 nëntor 2020.

1524410
Shtypi turk 09.11.2020

 

Yeni Şafak” – Presidenti Erdoan: Vëllezërit tanë azerbajxhanas duruan dhe fituan

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) fjalimin drejtuar kongresit rajonal të partisë së tij në Kocaeli e filloi duke përgëzuar fitoren në Shusha të azerbajxhanasve, të cilët po luftojnë për shpëtimin e Karabakut Malor. “Vëllezërit tanë turq azerbajxhanas, të cilët për 30 vite janë nënvlerësuar nga treshja e Minskut (Rusi, ShBA dhe Francë), që janë mashtruar dhe për 30 vite janë lënë të presin në tryezë për një fund të panjohur, duruan dhe ia arritën fitores”,- tha Erdoan.

Sabah” – Bota do t’i ketë sytë këtu

Industria turke e mbrojtjes do të hapet në botë me aplikacionin e panaireve virtuale tredimensionale XperExpo, në një kohë kur aktivitetet për organizimin e panaireve dhe zhvillimit të biznesit janë kufizuar për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (Covid-19). Panairi do t’i hapë dyert online sot dhe do të jetë i hapur deri në datën 9 prill 2021, ku vizitorët jo vetëm që do të përjetojnë një eksperiencë të afërt me realen, por do të kenë mundësi të njihen me shumë produkte të reja që janë zhvilluar kohët e fundit nga industria turke e mbrojtjes.

Haber Türk” – Eksportet turke në Ballkan mbi 10 miliardë dollarë në 10 muaj

Në periudhën janar-tetor 2020 Turqia ka eksportuar në vendet e Ballkanit 10 miliardë e 213 milionë dollarë mallra e shërbime. Vendin e parë e zë Rumania me 3 miliardë e 47 milionë dollarë.

Star” – Jemi një ndër vendet e rralla në botë

Presidenti i Shoqatës së Kërkimi-Shpëtimit (AKUT) Rexhep Shallxhë (Recep Şalcı) tha se Turqia është një nga vendet e pakta në botë në operacionet e kërkim-shpëtimit. "Turqia është shumë e fortë në kërkim dhe shpëtim. Ajo mund të menaxhojë situata shumë më të mëdha. Shumë shtete në botë e admirojnë këtë përvojë, organizim, punë dhe pajisjet që ka Turqia në fushën e kërkim-shpëtimit. Kur shkojmë jashtë, ata duan të punojnë me ne. Kjo tregon fuqinë e Turqisë”,- tha Shallxhë.

Hürriyet” – Pista është gati për Formula-1

Duke deklaruar se “Formula-1”, një nga organizimet më të rëndësishme sportive në botë, pas 9 vjetësh do të mbahet përsëri në Parkun Ndërkombëtar të Stambollit “Intercity”, ministri turk i Transportit dhe Infrastrukturës, Adil Karaismailollu (Adil Karaismailoğlu) deklaroi se rinovimi i asfaltit në pistë ka përfunduar dhe ka thënë: "Ne ndiejmë përgjegjësinë dhe emocionet e organizimit të një gare krenare që i shkon për shtat vendit tonë dhe Stambollit."



Lajme të ngjashme