Shtypi turk 06.11.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e premte, 6 nëntor 2020.

1523245
Shtypi turk 06.11.2020

“Haber Türk” Erdogan: Do të punojmë natë e ditë që vendi ynë të jetë gati në raste fatkeqësisht natyrore

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi të enjten se do të vazhdojnë të punojnë natë e ditë për ta bërë Turqinë një vend të përgatitur kundër fatkeqësive natyrore të mundshme. Duke theksuar se të prekurve nga tërmeti në Izmir po u plotësohen të gjitha nevojat pa u lënë asgjë mangët, kreu i shtetit turk vuri në pah se heqja e mbetjeve inerte do të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur dhe ndërtimi i shtëpive për të prekurit nga tërmeti do të fillojë brenda 1 muaji.

“Star”Çavusoglu u takua me homologun Al-Thani

Me rastin e Takimit 6. Përgatitor të Komitetit të Lartë Strategjik Turqi-Katar, i cili u mbajt të enjten në Antalie, ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, u takua me homologun e tij kataras, Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim al-Thani. Shefi i diplomacisë turke u prononcua për këtë takim përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, ku ai shkroi këto fjalë: “Ne vlerësuam hapat e mundshme për të forcuar edhe më tej marrëdhëniet tona të shkëlqyera. Gjithashtu riafirmuam konsensusin tonë mbi çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.”

“Hürriyet”Albayrak: Anija “Fatih” filloi eksplorimin në pusin “Turkali-1”

Ministri i Thesarit dhe Financave, Berat Albayrak, bëri një postim në median sociale për anijen e sondimit “Fatih”, e cila ka filluar kërkimet për hidrokarbure në lokacionin e quajtur “Turkali-1”, në Detin e Zi. “Drejt më shumë eksplorimeve, drejt më tepër fitoreve! Anija jonë e sondimit “Fatih” nisi eksplorimet e saj në “Turkali-1”. Paç fat!”, shkroi ai në “Twitter”.

“Sabah”Aeroporti “Sabiha Gokçen” priti 1.898.632 pasagjerë në tetor

Kompania menaxhuese e Aeroportit Ndërkombëtar “Sabiha Gokçen” të Stambollit njoftoi të enjten mbrëma se në tetor ka regjistruar numrin më të lartë mujor të pasagjerëve gjatë pandemisë COVID-19. Sipas kompanisë, numri i pasagjerëve që përdorën këtë aeroport në tetor arriti në 1.898.632 persona, një rritje me 6% në krahasim me muajin shtator.

“Yeni Şafak”Mjeti i parë detar luftarak pa pilot i Turqisë gati të zbresë në det

Mjeti i parë detar luftarak pa pilot i Turqisë do të zbresë në det gjatë muajit dhjetor. Kurse në tremujorin e parë të vitit 2021 do të realizohen testet e qitjes së 4 sistemeve raketore “Cirit” dhe 2 “L-UMTAS”, të cilat janë prodhuar dhe integruar në këtë mjet detar luftarak të telekomanduar nga kompania “Roketsan”, prodhuesi kryesor i sistemeve raketore kombëtare të Turqisë.



Lajme të ngjashme