Shtypi turk 28.10.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e mërkurë, 28 tetor 2020:

1517644
Shtypi turk 28.10.2020

“Akşam”Telefonatë Putinit për Karabakun

Presidenti Recep Tayyip Erdogan realizoi të martën mbrëma një bisedë telefonike me Kryetarin e Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin. Dy liderët diskutuan për Sirinë, Libinë dhe Karabakun Malor.

“Takvim”Shihni kodin për të bojkotuar prodhimet franceze

Kreu i shtetit turk, Recep Tayyip Erdogan, bëri thirrje për bojkotimin e mallrave të prodhuara në Francë, e cila ka rritur ndjeshëm dozën e islamofobisë në nivelet më të larta shtetërore. Qytetarët e mirëpritën thirrjen e Erdoganit, ndërsa ekspertët bënë me dije se barkodet e produkteve franceze fillojnë me 30 dhe 37.

“Milliyet”Bota duhet të pranojë RTQV-në

Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV), Ersin Tatar, i cili realizoi në Turqi vizitën e tij të parë zyrtare jashtë shtetit pas zgjedhjes në postin aktual, theksoi se bota duhet të pranojë pa humbur kohë realitetin e quajtur RTQV. “Meqenëse Turqia thotë «të bisedojmë për dy shtete të barabarta», ky është një vendim i qëlluar edhe për mua. Dhënia e territoreve grekëve është jashtë diskutimit në procesin e ri”, potencoi ai.

“Hürriyet”Ministri Albayrak përcjell 3 mesazhe kritike

Berat Albayrak, ministër i Thesarit dhe Financave, u shpjegoi Turqinë shumë kompanive të famshme botërore, mes të cilave edhe gjigantë si “Amazon” e “Apple”. “Ekonomia turke është në një pikë kthese. Në horizont është shfaqur një valë e re kapitalesh investimi. Mjaft kompani shumëkombëshe po i orientojnë linjat e tyre të prodhimit në rajonin ku bën pjesë edhe Turqia”, deklaroi ai mes të tjerash.

“Sabah”Festime madhështore për 97-vjetorin

Në 97-vjetorin e Festës së Republikës, 83 milionë banorët e Turqisë do të pulsojnë sërish si një zemër e vetme. Në kuadër të aktiviteteve të shumta, Presidenti Recep Tayip Erdogan do të vizitojë Mauzoleun e Ataturkut (Anıtkabir), do të pranojë urimet në Kompleksin Presidencial dhe do të çelë Ekspozitën e Luftës për Pavarësi.



Lajme të ngjashme