Shtypi turk 27.10.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e martë, 27 tetor 2020:

1516855
Shtypi turk 27.10.2020

“Hürriyet”Erdogani reagon shumë ashpër ndaj liderëve evropianë: Fundi i kësaj rruge është katastrofë

Presidenti Recep Tayyip Erdogan mbajti të hënën një fjalim përshëndetës në ceremoninë e Javës së Lindjes së Profetit, organizuar në Qendrën Popullore të Kongreseve dhe Kulturës në Bestepe të Ankarasë. Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, i cili ka vënë në shënjestër Islamin, si dhe Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, e qëndroi spektatore ndaj bastisjes së xhamisë në Berlin, Erdogani i paralajmëroi me këto fjalë: “Fundi i kësaj rruge, në të cilën keni hyrë për të maskuar paaftësinë tuaj, është katastrofë.”

“Star”Turqia dhe Greqia anulojnë NAVTEX-et reciprokisht

Greqia dhe Turqia kanë anuluar në mënyrë të ndërsjellë NAVTEX-et (alarm lundrimi – NAVigational TeleX) që përfshijnë respektivisht datat 29 dhe 28 tetor. Përveç kësaj, autoritetet turke bënë me dije se kanë tërhequr – për një herë të vetme – edhe NAVTEX-in e shpallur në lidhje me qitjet stërvitore të planifikuara më parë në Mesdhe, për të treguar se Ankaraja është për zgjidhjen me dialog të problemeve në Mesdheun Lindor dhe në Egje.

“Haber Türk”Ministri Albayrak vlerësoi të dhënat e indekseve të besimit sektorial dhe shkallën e shfrytëzimit të kapaciteteve

Berat Albayrak, ministër i Thesarit dhe Financave të Turqisë, deklaroi se të dhënat e publikuara të hënën tregojnë një përparim në kursin e duhur, i cili mbështet hyrjen e ekonomisë së vendit në shtegun e rritjes. “Në tetor, indeksi i besimit të sektorit të shërbimeve u rrit me 6,4%, indeksi i besimit të tregtisë me pakicë u rrit me 1,7% dhe shkalla e shfrytëzimit të kapaciteteve u rrit me 74,9%”, tha ai.

“Vatan”Deklaratë për “rritjen” nga ministri Varank

Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank, vlerësoi të hënën se Turqia do ta mbyllë 2020-n me humbje minimale duke treguar një performancë rritjeje të fuqishme në tremujorin e tretë dhe të katërt të vitit. “Buxheti ynë është 50% më i lartë sesa vitin e kaluar”, u shpreh ai mes të tjerash.

“Sabah”TOGG njoftoi detajet e shumëpritura

Grupi i Iniciativës së Automobilit të Turqisë (TOGG) publikoi në median sociale një video me detajet e teknologjisë së baterisë që do të përdoret në automobilin vendas. Sipas videos në fjalë, automobilat vendës të Turqisë do të përshkruajnë +300 dhe +500 km rrugë me një ngarkim të vetëm, ndërkohë që bateria do të mund të ngarkohet deri në 80% brenda 30 minutave.



Lajme të ngjashme