Shtypi turk 26.10.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e hënë, 26 tetor 2020:

1515939
Shtypi turk 26.10.2020
hürriyet.jpg

Star” – Reagim i fortë nga Erdoani për F-35 dhe S-400: ShBA-ja nuk e di se me kë ka të bëjë

“Mbaj vendin që ke, a e ke llogaritur se me kë ke të bësh? Fashizmi nuk është në librin tonë, është në librin tuaj. Libri ynë ka drejtësi shoqërore”, reagoi Presidenti Rexhep Tajip Erdoan, në fjalën që mbajti në Kongresin e 7-të të Rregullt të Partisë organizuar në fundjavë në Provincën Malatya, ndaj ekstremistit të djathtë holandez Geert Wilders, i cili kishte bërë një postim në median sociale për presidentin turk. Erdoani gjithashtu reagoi ndaj deklaratave që kanë ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) për avionët «F-35» dhe raketat «S-400» duke thënë, 'Ne e bëmë një hap në lidhje me çështjen e «F-35», por ju na kërcënuat. Ju na thatë: "S-400 i ktheni përsëri në Rusi". Ne nuk jemi një shtet fisnor. Ata thonë se do të vendosin sanksione ndaj Turqisë. Cilado qofshin sanksionet tuaja, mos u vononi. ShBA-ja nuk e di se me kë ka të bëjë”,- tha Presidenti Erdoan.

Sabah” – Çavushollu: Tashmë ka ardhur koha për t’u thënë ‘ndal’

Duke reaguar ashpër ndaj Geert Wilders, udhëheqësi i partisë radikale holandeze për liritë (PVV), ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) tha: “Racistët burracakë të Evropës u shfaqën përsëri kur të vërtetat thuhen në fytyrë. Ata përpiqen të fitojnë pikës përmes islamofobisë dhe ksenofobisë. Tani ka ardhur koha për t’u thënë ‘ndal’ politikanëve evropianë të llastuar me mendësi fashiste”.

Hürriyet” – Reagimi i fortë i drejtorit të Komunikimeve Fahrettin Altun ndaj retorikave të shëmtuara në Evropë

“Armiqësia ndaj myslimanëve të Evropës dhe përpjekjet për t’i disiplinuar ata, Islamit që po përhapet gjithnjë e më shumë, janë të pandashme nga armiqësia ndaj Turqisë dhe Rexhep Tajip Erdoanit. “Ajo çfarë duhet të kuptojnë evropianët është kjo: Ne myslimanët nuk do të shkojmë në asnjë vend sepse nuk na doni ju. Ne nuk do t’ju kthejmë faqen tjetër sa herë që ju të na ofendoni. Ne do të mbrojmë deri në fund dhe me çfarëdo kosto veten tonë dhe çdo gjë që është e jona”,- ka shkruar drejtori i Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun në një postim që ka bërë në profilin e tij në «Twitter».

Haber Türk” – Hulusi Akar iu drejtua Armenisë nga Pakistani

Anija luftarake e kategorisë korvet tip “MİLGEM” (që do të thotë anije kombëtare, ‘Milli Gemi’), e cila është eksportuar nga Turqia në Pakistan, të shtunën u vendos në shtrat me një ceremoni, ku morën pjesë ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Hulusi Akar dhe ministri i Prodhimit të Mbrojtjes së Pakistanit, Zubaida Jalal Khan. Në fjalën e rastit që mbajti në këtë ceremoni ministri Akar tha: “Armenia, e cila po kryen krime lufte dhe kundër njerëzimit, llogarinë për krimet që ka bërë do ta japë patjetër para historisë dhe të drejtës ndërkombëtare, ashtu siç po e jep edhe përballë ushtrisë së Azerbajxhanit”.

Yeni Şafak” – Presidenti i RTQV-së, Ersin Tatar: Ne fuqinë e marrim nga Turqia

Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV), Ersin Tatar në deklaratën që bëri të dielën tha: “Ne e marrim forcën nga Turqia. Të punuarit në harmoni me Turqinë na bën ne të fuqishëm. Ne duhet të bashkëveprojmë përherë me Republikën e Turqisë, duke qenë të vetëdijshëm se sa e rëndësishme është kjo në rastin e pasurive të hidrokarbureve që janë zbuluar kohët e fundit në veçanti dhe në ndarjen e këtyre pasurive dhe për të ardhmen e vendit”.



Lajme të ngjashme