Shtypi turk 23.10.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e premte, 23 tetor 2020:

1514692
Shtypi turk 23.10.2020

“Sabah”: Erdogan bisedoi me homologun e tij iranian

Presidenti Recep Tayyip Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin iranian Hassan Rouhani. Sipas komunikatës së bërë nga Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës, gjatë bisedës u diskutua për çështjet që do të forcojnë bashkëpunimin mes Turqisë dhe Iranit në luftën kundër terrorit, si dhe për çështjet rajonale me në krye çështjen mes Azerbajxhanit dhe Armenisë dhe atë të Sirisë.

“Hurriyet”: Deklarata të rëndësishme nga ministri Akar

Ministri Akar, në fjalën e tij të mbajtur në aktivitetin “Qitje e Lirë-2020” në Zonën e Përgjithshme të Qitjes dhe Ushtrimeve Gjenerali Nahit Senogul në Polatli të Ankarasë, në lidhje me zhvillimet në Egje dhe Mesdheun Lindor tha: “Ne sinqerisht themi se do të flasim për dialog, takim, bisedim, marrëdhënie të fqinjësisë së mirë, të drejtën ndërkombëtare, marrëveshje dhe do të zgjidhim problemet tona në kuadër të kësaj kornize. Por, papritmas ngjarjet transferohet në organizatat ndërkombëtare, bëhen sulme, provokime dhe provokime përmes shtypit, ndërsa asnjëra prej tyre nuk shihet. Kërkimet shkencore dhe teknike të Republikës së Turqisë paraqiten si sulme dhe provokime”.

“Star”: Forcat e Armatosura Turke demonstrojnë fuqinë e zjarrit në Aktivitetin “Qitje e Lirë-2020”

Në aktivitetin "Qitje e Lirë-2020", ku u demonstrua fuqia e zjarrit e Forcave të Armatosura Turke, objektivat u shkatërruan plotësisht. Një mijë e 96 personel nga Forcat Detare dhe Ajrore dhe Komanda e Forcave Speciale morën pjesë në aktivitetin, i cili u krye për të siguruar parandalimin duke demonstruar fuqinë e zjarrit të Forcave të Armatosura të Turqisë dhe për të përmirësuar koordinimin e mbështetjes së zjarrit midis forcave. Në aktivitet objektivat u shkatërruan me 37 sisteme armësh, ku u përfshinë edhe 4 sisteme të reja që hynë rishtas në inventarin e Forcave të Armatosura Turke.

“Yeni Safak”: Mini bomba kaloi me sukses testet

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare njoftoi se prova e sulmit e bërë nga Komanda e Flotës 401 e Testimeve me një testatë shpuese për sipërfaqe të forta brenda fushës së Projektit të Mini Bombës u krye me sukses.

“Haberturk”: TIKA ndihmon azerbajxhanasit në vijën e frontit

Turqia dërgoi 40 tonë ndihmë ushqimore bazë për civilët që jeton në zonat afër vijës së parë të frontit të Azerbajxhanit, të cilët janë ndikuar nga sulmet armene. Pakot me ndihma u dërguan nga ana e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).



Lajme të ngjashme