Shtypi turk 22.10.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e enjte, 22 tetor 2020:

1513898
Shtypi turk 22.10.2020

“Vatan”: Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kalin reagoi ndaj deklaratës së Pashinyan

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kalin bëri të ditur se vendosja e paqes dhe stabilitetit në rajonin e Kaukazit Jugor është e mundur vetëm me çlirimin e Karabakut Malor nga pushtimi armen. Në një postim të bërë në llogarinë e tij në Twitter, zëdhënësi Kalin tha: “Deklarata e Pashinyanit (Kryeministri i Armenisë) se 'nuk ka zgjidhje diplomatike në Karabak' zbulon qëllimin e vërtetë të Armenisë. Tani është e qartë se kush dëshiron luftë. Kjo konfirmon drejtësinë e Turqisë dhe Azerbajxhanit”.
“Sabah”: Përcaktohet data e lëshimit të "TURKSAT 5A” në hapësirë

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Adil Karaismailoglu bëri të ditur se Sateliti turk i komunikacionit, “Turksat-5A” do të dërgohet në hapësirë në fund të muajit nëntor. “Kurse ‘Turksat-5B’ do të lëshohet në hapësirë në çerekun e dytë të vitit 2021, ‘Turksat-6A’ do të hidhet në hapësirë në vitin 2022”, tha Karaismailoglu.
“Haber Türk”: Turkish Cargo zgjeroi rrjetin e fluturimit me 6 pika të tjera jashtë shtetit

“Turkish Cargo” ka përfshirë edhe 6 pika të tjera në rrjetin e saj të fluturimit. Kompania ka shtuar Londrën, Bukureshtin, Bangkokun, Singaporin, Bejrutin dhe Lahorin në fluturimet e saj të ngarkesave (transporti i mallrave).
“Star”: Test koronavirus me gargarë nga shkencëtarët turq

Shkencëtarët turq kanë zhvilluar një kit të ri të testimit të koronavirusit me kampionin e gargarës që është i ndjeshëm 20 herë më shumë dhe hap rrugën për diagnostikimin më të shpejtë dhe më të sigurt të sëmundjes. Në vend të marrjes së kampionit nga hunda testi merret nga uji i gargarës me të cilën është shpëlarë goja.

“Hürriyet”: 'Fantazmat' kthehen me çmim nga Festivali i Filmit në  Varshovë

Filmi "Hayaletler", pra Fantazmat me skenar dhe regji të  Azra Deniz Okyay dhe produkt të Dilek Aydın u kthye me çmim nga Festivali i Filmit në  Varshovë. Filmi u vlerësua me çmimin “filmi më i mirë” nga ana e jurisë së  Organizata Ndërkombëtare e Shkrimtarëve të Rinj të Kinematografisë.  



Lajme të ngjashme