Shtypi turk 21.10.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e mërkurë, 21 tetor 2020:

1513372
Shtypi turk 21.10.2020

“Haber Türk”Erdogan: Do vazhdojmë të qëndrojmë pranë të shtypurve

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi se Turqia nuk do të herë dorë nga qëndrimi i palëkundur i saj pranë të shtypurve, viktimave, të drejtës dhe drejtësisë. Duke theksuar se vendi i tij është dhe do të vazhdojë të jetë pranë atyre që i kanë kthyer sytë dhe zemrën nga Turqia në çdo hapësirë gjeografike, nga Ballkani në Kaukaz dhe nga Azia në Afrikë, Erdogani vijoi me këto fjalë: “Ne s'lejuam dhe nuk do të lejojmë që një puçist në Libi të copëtojë vendin para syve tanë. Ne mbështetëm dhe do të mbështesim Azerbajxhanin me gjithë zemër e me çdo mundësi tonën në luftën e tij për të çliruar territoret e pushtuara.”

“Yeni Şafak”Mesazh solidarësie me Turqinë nga Presidenti i RTQV-së, Ersin Tatar

Presidenti i sapozgjedhur i Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV), Ersin Tatar, vuri në pah se do të veprojë në konsultim me Turqinë përgjatë mandatit të tij. “Marrëdhëniet tona me Turqinë do të vazhdojnë për të mbrojtur interesat e popullit turk të Qipros. Statusi garantues i Turqisë do të vazhdojë. RTQV-ja do të ekzistojë. Një shtet i përhershëm do të qëndrojë patjetër në Veri. Këtej e tutje një proces dialogu me palën grekoqipriote do të fillojë vetëm në kornizën e mbrojtjes së të drejtave dhe interesave të popullit tonë”, u shpreh Tatar.

“Star”Gjest i lartë nga Turqia për shtetet në nevojë

Turqia do të dërgojë 110 mijë tonë miell dhe bishtajore në vendet nevojtare duke filluar nga Siria. Vendimi u publikua në Fletoren Zyrtare. Sipas këtij vendimi, shteteve në nevojë do t'u bëhen donacione që përfshijnë deri në 10 mijë tonë thjerrëza jeshile dhe qiqra.

“Sabah”Edhe bateria e automobilit vendës nga Turqia

Grupi i Iniciativës së Automobilit të Turqisë (TOGG), prodhues i automobilit vendës, ka firmosur një marrëveshje kolosale për teknologjinë e baterive që do të përdoren në makinat elektrike. TOGG ka zgjedhur kompaninë “Farasis”, një nga prodhuesit kryesorë të baterive Li-Ion në botë, si partner biznesi të saj për baterinë, e cila është një nga përbërësit më themelorë në prodhimin e automjetit elektrik që po zhvillon. Në deklaratën e bërë në llogarinë zyrtare të TOGG në “Twitter” thuhet: “Në bazë të marrëveshjes që kemi bërë me «Farasis», prodhues kryesor i baterive Li-Ion në botë, modulet dhe paketat e baterive do të prodhohen në Turqi.”

“Hürriyet”Interesi i kinezëve për Turqinë

Qytetarët kinezë, të cilët gjatë viteve të fundit nuk figuronin as mes 20 vendeve të para në listën e të huajve që blejnë shtëpi në Turqi, në 9 muajt e kaluar të këtij viti thyen rekord historik me 659 banesa në bazë vjetore. Këto shifra i çojnë kinezët në vendin e 12-të mes kombeve që blejnë më tepër shtëpi në Turqi. Stambolli është qyteti ku shtetasit kinezë kanë blerë më shumë banesa në Turqi.



Lajme të ngjashme