Shtypi turk 20.10.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e martë, 20 tetor 2020:

1512480
Shtypi turk 20.10.2020

“Haberturk”: Turqia ngushëllon Vietnamin dhe Kamboxhën

Turqia shprehu ngushëllimet popujve të Vietnamit dhe Kamboxhës për viktimat që humbën jetën nga uraganet që goditën këto vende. Në deklaratën me shkrim të bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme thuhet se u mësua me keqardhje që një numër i madh i viktimave dhe dëmeve të mëdha ndodhën në përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga uraganet Linfa dhe Nangka në Vietnam dhe Kamboxhia. Në deklaratën e Ministrisë së Jashtme turke thuhet: “Shprehim ngushëllimet tona të sinqerta të afërmve të viktimave që humbën jetët e tyre si pasojë e këtyre uraganeve dhe qeverive dhe popujve mike të Vietnamit dhe Kamboxhës, ndërsa të plagosurve u urojmë shërim të shpejtë”.

“Hurriyet”: Për prodhimin e gazit në fushën “Sakarya” do të hapen 40 puse

Turqia fillimisht zbuloi 320 miliardë metra kub të gazit natyror në Detin e Zi, ndërsa më pas kësaj sasie iu shtuan edhe 85 miliardë metra kub të tjerë. Ministri i Energjisë Fatih Donmez deklaroi se afërsisht 40 puse do të duhet të shpohen në mënyrë që të fillohet me prodhimin e gazit natyror të zbuluar në fushën Sakarya, ndërsa shtoi se po punojnë për të filluar prodhimin në vitin 2023.

“Vatan”: Turqia njëra prej 3 vendeve në botë që do të kapërcejë me më pak dëme vitin 2020

Ministrja e Tregtisë Ruhsar Pekcan deklaroi se nuk ka sektorë dhe vende në botë që nuk janë prekur nga pandemia, ndërsa shtoi se në raportin e Organizatës për Zhvillim Ekonomik dhe Bashkëpunim (OECD) të 16 tetorit thuhet se Turqia pas Kinës dhe Koresë së Jugut, është vendi i tretë      midis vendeve të OECD-së që do të kapërcejë me më pak dëme vitin 2020.

“Star”: Turqia do të forcojë kartën e saj në Mesdheun Lindor

Ekspertët deklarojnë se një epokë e re ka filluar në Republikën Turke të Qipros Veriore (RTQV) me zgjedhjen e Ersin Tatar si president. Me hapjen e Marashit, i cili është mbyllur për 46 vjet, të ardhurat kombëtare do të dyfishohen. Të drejtat e injoruara të turqve qipriotë do të mbrohen përballë grekoqipriotëve, ndërsa Turqia do të forcojë kartën e saj në Mesdheun Lindor.

“Sabah”: Bursa e Stambollit shënoi kulmin e 8 muajve

Pas zbulimit të rezervave të reja të gazit natyror nga ana e Turqisë indeksi BIST 100 vazhdoi prirjen e tij rritëse, që është më i lartë se niveli i 27 korrikut. Indeksi BIST 100 arriti nivelin e 1.209,47 pikëve që është niveli më i lartë i 8 muajve të fundit. Indeksi përfundoi ditën në 1.205,37 pikë me vlerësim 1.06 për qind, këtë herë duke bërë mbylljen më të lartë të 8 muajve të fundit.



Lajme të ngjashme