Shtypi turk 16.10.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e premte, 16 tetor 2020:

1510228
Shtypi turk 16.10.2020

Sabah” - Erdogan: Turqia është në krah të të shtypurve kudo që ka përndjekje

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) vuri në dukje se Turqia është gjithmonë në anën e të shtypurve dhe nuk do të qëndrojë kurrë duarkryq përballë tiranisë e persekutimit. “Në Libi ka tirani. Në Siri shtypje ka përgjatë kufirit tonë 910 kilometra me këtë vend. Në Somali ka tirani. Në Azerbajxhan ka tirani të armenëve. Ata [azerbajxhanasit] janë vëllezërit tanë. Ekziston një përgjegjësi që na e kanë lënë paraardhësit tanë gjatë të gjithë historisë. Ne nuk ndalemi dhe përpiqemi ta kryejmë detyrën tonë edhe atje”, tha presidenti.

Star” - Aliyev: Turqia mund të ndërtojë bazë në Azerbajxhan

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev tha se rreth 40 qytete dhe fshatra janë shpëtuar deri tani nga pushtimi armen. “Asnjë problem në rajon nuk mund të zgjidhet pa praninë e Turqisë dhe se Turqia do të ngrejë bazë [ushtarake] në Azerbajxhan në rast se vendi i tij do të jetë në rrezik”,- shtoi ai.

Hürriyet” - Pashinian pohon disfatën

Ushtria armene, e cila bën masakra civile në Ganxha (Ganja) duke injoruar armëpushimin humanitar që është shpallur në Karabakun Malor, vazhdon të pësojë humbje të rënda. Kryeministri, Nikol Pashinian e ka pranuar që Armenia është mundur në front. Pashiniani deklaroi se forcat armene kanë pësuar humbje të mëdha në front dhe se trupat janë detyruar të tërhiqen si në veri ashtu edhe në jug të vijës së frontit.

Haber Türk” – Dolën boshe pretendimet e Greqisë “turqit nuk i vëzhgojnë dot nëndetëset tona"

Në disa portale greke zunë vend pretendimet kinse nëndetëset greke nuk mund të zbulohen dot nga njësitë e Forcave të Armatosura Turke. Por doli se nëndetëset greke, të cilat pretendohej të ishin të pakapshme nga radari dhe po e kryenin të gjithë aktivitetin e tyre në Mesdheun Lindor pa u zbuluar nga dikush tjetër, janë vëzhguar dhe ndjekur për çdo çast nga njësitë e Komandës së Forcave Detare të Turqisë.

Yeni Şafak” - Turqia pret sihariqin e madh

Pas lajmit të mirë që erdhi para pak kohësh nga Presidenti Rexhep Tajip Erdoan për 320 miliardë metra kub gaz natyror, anija sonduese “Fatih” zbuloi rezerva të reja në nënshtresat e poshtme të detit të Zi. Pritet që Erdoan të njoftojë të shtunën rezervën shtesë të gazit prej 80 miliardë metra kub që është gjetur në pusin aktual.



Lajme të ngjashme