Shtypi turk 13.10.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e martë, 13 tetor 2020:

1508114
Shtypi turk 13.10.2020

Star” – Deklarata e Erdoanit për Mesdheun Lindor”

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në bisedën telefonike që pati të hënën me Presidentin e Këshillit të Bashkimit Evropian, Charles Michel vuri në dukje se pavarësisht qasjes vullnetmirë të Turqisë Greqia vazhdon të ndërmarrë hapa në drejtim të shkallëzimit të tensionit në Mesdheun Lindor. Erdoan i tha bashkëbiseduesit se nga BE-ja presin hedhjen e hapave konkretë për të mbajtur Konferencën e Mesdheut Lindor, një nismë kjo e propozuar nga Turqia.

Hürriyet” – Përgjigjja e Ministrisë së Jashtme ndaj Greqisë për anijen “Oruç Reis”

“Është e papranueshme kundërshtimi i kryerjes së aktivitetit në distancën 15 km nga dheu kontinental i vendit tonë, i cili ka edhe bregdetin më gjatë në Mesdheun Lindor”, thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë. Ministria e Jashtme greke ka përsëritur refuzimin e saj duke parashtruar pretendime të pabaza në lidhje me NAVTEX-in e ri të lëshuar nga Turqia për aktivitetin e anijes “Oruç Reis”, e cila ka nisur një mision të ri për kërkime sizmike në Mesdhe.

Haber Türk” – Altun: Nuk ka negociata nëse vazhdoni të thoni “Ajo që është e imja është e imja, kurse ajo që është e jotja duhet negociuar”

Drejtori i Departamentit të Komunikimeve të Presidencës së Turqisë, Fahrettin Altun ka bërë një deklaratë përmes «Twitter» lidhur me rikthimin të hënën në detyrë të anijes “Oruç Reis”. “Pas përfundimit shërbimeve rutinë anija u kthye në Mesdheun Lindor, ku do të vazhdojë aktivitetin e saj brenda juridiksionit detar. Mesazhi ynë është i qartë: Nuk ka negociata nëse vazhdoni të thoni ‘Ajo që është e imja është e imja, kurse ajo që është e jotja duhet negociuar’.

Sabah” – Bisedë kritike mes Turqisë dhe Rusisë

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare (MSB), Hulusi Akar të hënën realizoi një bisedë telefonike me ministrin e Mbrojtjes së Rusisë, Sergey Shoygu.

“Akar dhe Shoygu shkëmbyen mendime lidhur me çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë, me theks të veçantë në sulmin e Armenisë në Azerbajxhan, Idlibin dhe Libinë”, njofton Ministria turke e Mbrojtjes Kombëtar (MSB).

"Në bisedë nga ana e ministrit Akar u shpreh nevoja e dhënies fund të sulmeve të Armenisë në drejtim të vendbanimeve civile duke shkelur armëpushimin, si dhe daljes nga tokat që i mban të pushtuara; se Azerbajxhani nuk do të presë edhe 30 vite për zgjidhjen e çështjes dhe se Turqia është pranë Azerbajxhanit në operacionin që ka filluar për të rimarrë tokat e veta", thuhet më tej në njoftimin e Ministrisë.

Vatan” – Për herë të parë në Turqi; do të prodhohet litium

Ministri i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore, Fatih Dënmez (Dönmez) tha se Turqia do të prodhojë litium, i cili do të përdoret edhe në automobilin elektrik të Turqisë. Në kuadër të këtij projekti do të vihet në punë një kompleks me kapacitet të lartë, sqaroi ministri.



Lajme të ngjashme