Shtypi turk 12.10.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e hënë, 12 tetor 2020:

1507372
Shtypi turk 12.10.2020

 

“Vatan”: Çavusoglu bisedoi me homologun e tij rus Lavrov

Ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu gjatë takimit të tij me homologun rus Sergej Lavrov kërkoi që Armenia të paralajmërohet në lidhje me përmbajtjen e armëpushimit.

“Sabah”: Turqia reagoi ashpër kundër Armenisë për krime lufte

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare i bëri një thirrje botës pas sulmit brutal të Armenisë ndaj civilëve. Në deklaratën e bërë nga Ministria thuhet “Armenia duke kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, po bënë edhe shkelje të armëpushimit. Ajo vazhdon të sulmojë vendbanimet civile edhe gjatë armëpushimit. Shoqëria ndërkombëtare duhet të ngrejë zërin kundër Armenisë”.

“Star”: Pjesa kryesore e eksporteve të industrisë së mbrojtjes dhe aviacionit është në Azerbajxhan

Sektori i industrisë së mbrojtjes dhe aviacionit të Turqisë muajin e kaluar më së shumti eksporte realizoi në Azerbajxhan në vlerë 77 milionë e 167 mijë dollarë.

“Hurriyet”: Vazhdon rritja e eksporteve të sektorëve të veshjeve të gatshme dhe trikotazhit

Sektorët e veshjeve të gatshme dhe trikotazhit, të cilat kanë dhënë më së shumti kontribut në eksportet e Turqisë pas sektorit automobilistik, muajin e kaluar hodhën firmën në 1,8 miliardë dollarë eksport.

“Haberturk”: Rusi-Turqi 1:1

Ndeshjen e tretë të Grupit të 3-të të Ligës B të Kombeve të UEFA-s kundër Rusisë kombëtarja turke e futbollit e përfundoi me rezultat të barabartë 1:1. Me shënimit e futbollistit rus Miranchuk në minutën e 28-t skuadra ruse kaloi në epërsi, ndërsa futbollisti turk Kenan Karaman me golin e tij në minutën e 62-të rezultatin e barazoi në 1:1.



Lajme të ngjashme