Shtypi turk 08.10.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e enjte, 8 tetor 2020:

1505218
Shtypi turk 08.10.2020

“Sabah”: Mesazhi i Ministrit të Thesarit dhe Financave Berat Albayrak për vizitën në Kuvajt dhe Katar

Ministri i Thesarit dhe Financave Berat Albayrak bëri një postim në lidhje me vizitën në Kuvajt dhe Katar të zhvilluar nën udhëheqjen e Presidentit Recep Tayyip Erdogan. “Ne përcollëm ngushëllimet tona për Emirin e ndjerë të Kuvajtit, Sabah al-Ahmed al-Jabir es-Sabah. Ne zhvilluam gjithashtu një takim në Katar për të përforcuar unitetin dhe solidaritetin tonë në pikën e bashkëpunimit rajonal", shkroi Albayrak në postimin e tij në “Twitter”.

“Vatan”: Ministri Domez: Ekonomia e Turqisë do ta ka kalojë me më pak dëme këtë proces

Duke bërë të ditur se Turqia është një ndër vendet që ka administruar më mirë procesin e epidemisë së koronavirusit, ministri i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore, Fatih Donmez, tha: “Pavarësisht epidemisë nuk pezulluam investimet. Ingranazhet e prodhimit, edhe pse u ngadalësuan, nuk ndaluan. Edhe pse rëndë rëndë vazhdojmë me vendosmëri rrugën. Shpresojmë që me hapat e hedhura kohët e fundit në ekonominë turke, Turqia do të jetë një ndër vendet që do ta kapërcejë me më pak dëme këtë proces.

“Yenişafak”: Komenti i medias greko-qipriote për hapjen e Marashit: Nuk patëm sukses në pengimin e çeljes  

Vendimi për të hapur Marashin e Mbyllur, që cilësohet si “Qyteti Fantazmë” në Republikën Turke të Qipros së Veriut (RTQV), u pasqyrua gjerësisht në median greko-qipriote. Në lajmet e Qipros së Jugut bëhet e ditur se udhëheqësi greko-qipriot Nikos Anastasiadis zhvilloi një trafik të ngjeshur diplomatik për të penguar hapjen e qytetit, por përpjekjet e Kancelares gjermane, Angela Merkel, anglezëve dhe amerikanëve nuk ishin të suksesshme ndaj Ankarasë.

“Star": Vendimi i Rusisë për vizat: Në listë është edhe Turqia

Rusia deklaroi se në hyrjet në vend do të kalohet në sistemin e vizave elektronike. Nënshtetasit e 52 vendeve, përfshi edhe Turqinë, duke filluar nga viti 2021 do të mund të hyjnë në këtë vend me viza elektronike.

“Hürriyet": Publikohet lista e lagjeve më të hijshme në botë

Revista e udhëtimeve me qendër në Angli “Time Out” publikoi listën e lagjeve më të hijshme në botë. Në plan të parë dolën lagjet me lidhje të fuqishme të kulturës dhe fqinjësisë. Në listën ku zunë vend 40 lagje, nga Turqia hyri Arnavutkoy e Stambollit.



Lajme të ngjashme