Shtypi turk 23.09.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e mërkurë, 23 shtator 2020:

1495931
Shtypi turk 23.09.2020

“Sabah”: Turqia mbështet Palestinën në OKB

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi në Takimin e 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), ku mori pjesë me një videomesazh, se Izraeli po ndjek politikat e presionit, dhunës dhe frikësimit kundër Palestinës. Gazeta citon Presidentin Erdogan të ketë thënë: “Çështja Palestineze mund të zgjidhet vetëm me krijimin e një Shteti Palestinez të pavarur, sovran dhe të vazhdueshëm gjeografikisht me Jerusalemin Lindor si kryeqytetin e tij brenda kufijve të vitit 1967”.

“Haberturk”: Mesazhi i Erdoganit për botën në lidhje me vaksinën

Në fjalën e tij të mbajtur në takimet e 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së me anë të videokonferencës, Presidenti Erdogan në lidhje me vaksinën kundër COVID-19 tha se pa marrë parasysh se në cilin vend prodhohen, vaksinat që do të bëhen gati për përdorim, duhet të ofrohen në të mirë të njerëzimit. Erdogan bëri thirrje që furnizimet mjekësore, furnizimi me ilaçe, studimet e zhvillimit të vaksinave të mos bëhen objekt konkurrence.

“Hurriyet”: Prioriteti i Turqisë në Mesdheun Lindor është drejtësia

Presidenti Erdogan deklaroi se përparësia e tyre është të zgjidhin mosmarrëveshjet në Mesdheun Lindor me një dialog të sinqertë dhe në një mënyrë të drejtë mbi bazën e ligjit ndërkombëtar. Duke përsëritur thirrjen e tij për të vendosur dialogun dhe bashkëpunimin midis vendeve në Mesdheun Lindor, Erdogan propozoi mbajtjen e një konference rajonale në të cilën do të përfshihen edhe turqit qipriotë.

“Star”: Diplomaci telefonike Turqi-Francë: Tema Mesdheu Lindor

Presidenti Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin francez Emmanuel Macron. Erdogan gjatë bisedës së bërë me kërkesë të Presidentit Macron tha se arsyeja e tensionit në Mesdheun Lindor është shpërfillja e të drejtave legjitime të Turqisë dhe turqve qipriotë në rajon dhe nënvizoi se Turqia nuk i jep asnjë shpjegim arsyes së mbështetjes që Franca i bën pretendimeve maksimaliste dhe hapave të Greqisë dhe greko-qipriotëve, të cilat rrisin tensionin në këtë rajon.

“Yeni Safak”: Paralajmërim ushtarak nga Turqia për Greqinë

Turqia shpalli një Navtex të ri në Detin Egje në lidhje me shkeljet e Traktatit të Paqes së Lozanës të vitit 1923 nga ana e Greqisë, e cila militarizoi ishullin Limnos. Në Navtex thuhet se në “ishullin grek Limnos është bërë shkelje e statusit të përcaktuar me Traktatin e Paqes së Lozanës”. Autoritetet bënë të ditur se Navtexi do të jetë i vlefshëm deri në orën 11.00 sipas orës së Turqisë të datës 24 shtator. Turqia në ditët që lamë pas kishte shpallur një Navtex të ngjashëm në lidhje me ishullin grek Sakiz (Hios).



Lajme të ngjashme