Shtypi turk 18.09.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e premte, 18 shtator 2020:

1493212
Shtypi turk 18.09.2020

Hürriyet” - Presidenti Erdogan: Tani është e qartë se ne nuk do të dorëzohemi përballë banditizmit

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në fjalën që mbajti Ceremoninë Shtetërore të Shpërndarjes së Medaljeve të Lavdërimit, organizuar të enjten, u ndal edhe në tensionin lidhur me Mesdheun Lindor dhe tha: “Ne do të mbrojmë deri në fund të drejtat legjitime të Turqisë dhe Republikës Turke të Qipros së Veriut në Mesdheun Lindor. Ne nuk do të lejojmë që disa ta izolojnë vendin tonë, i cili ka vijën bregdetare më të gjatë në Mesdhe. Është kuptuar tashmë nga të gjithë se Turqia nuk do të përulet përpara banditizmit”.

Haber Türk” - Zëdhënësi i Presidentit i bën thirrje BE-së të jetë e drejtë

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kallën (İbrahim Kalın) foli në aktivitetin me titull "Roli i Turqisë në Mesdheun Lindor: Kërcënimet e Konfliktit dhe Pritshmëria e Dialogut" sponsorizuar nga Këshilli për Marrëdhëniet e Jashtme të Evropës. “Bashkimi Evropian duhet të sillet si një ndërmjetësues i ndershëm dhe interesi i BE-së nuk duhet të reduktohet në interesat e një anëtari të vetëm të Unionit”, theksoi zëdhënësi.

Star” – Ministri Çavushollu bisedoi për Mesdheun Lindor me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg

Ministri i Punëve të Jashtme Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) ka realizuar një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, me të cilin ka diskutuar zhvillimet e fundit në Mesdheun Lindor, sipas komunikatës me shkrim të bërë nga Ministria.

Sabah” - Droni luftarak «Aksungur» shënon një sukses tjetër 

«Aksungur», mjeti ajror pa pilot i projektuar dhe prodhuar nga Industria Turke e Aviacionit dhe Hapësirës (TUSAŞ), fluturoi për herë të parë për më shumë se 24 orë në një lartësi prej 20 mijë këmbë (feet) me kapacitet të plotë municioni.

Yeni Şafak” – Eksportet e automobilave shkuan kryesisht në 5 vende

Sektori turk i automobilistikës ka bërë në 8 muajt e parë të vitit 5,5 miliardë dollarë eksporte. Gjysma e këtij eksporti shkoi në Francë, Gjermani, Mbretërinë e Bashkuar, Itali dhe Spanjë.



Lajme të ngjashme