Shtypi turk 15.09.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e martë, 15 shtator 2020.

1490924
Shtypi turk 15.09.2020

Vatan” - Zëdhënësi i Presidentit Ibrahim Kalın jep mesazh për Mesdheun Lindor

Zëdhënësi i Presidentit, Ibrahim Kallën (Kalın), në deklaratën që ka bërë përmes llogarisë së tij zyrtare në «Twitter», tha: “Mosmarrëveshjet në Mesdheun Lindor është e mundur të zgjidhen me rrugë paqësore. Barazia, qasjet gjithëpërfshirëse dhe racionale do të ofrojnë një kontribut konstruktiv. Turqia nuk ka pretendime territoriale ndaj askujt. Por, ajo është e vendosur që të mos lejojë askënd të uzurpojnë të drejtat dhe interesat e saj".

Hürriyet” - Çavusoglu: Ky tension nuk do të marrë fund nëse grekët nuk heqin dorë nga harta e Seviljes

Ministri i Punëve të Jashtme Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) në një deklaratë për Mesdheun Lindor dhe Greqinë ka thënë: “Nëse (Greqia) vazhdon të këmbëngulë në parakushtet, edhe ne do të vendosim parakushte. Ky tension nuk mbaron për sa kohë që Greqia nuk heq dorë nga harta e Seviljes dhe nuk respekton shelfin kontinental të Turqisë”.

Yeni Şafak” - Moda e “xhaketës me kuadrate" e Presidentit Erdogan tërheq vëmendjen e gjermanëve

E përditshmja gjermane “Die Welt” botoi një artikull mbi "xhaketat me kuadrate" të Presidentit Rexhep Tajip Erdoan. Gazeta shkruan se Presidenti Erdogan ashtu si në politikë ka dalë jashtë normave të ngulitura për sa i përket stilit të veshjes dhe vazhdon të shfaqë vizionin e tij.

Sabah” - Varank: Presim rritje të madhe ekonomike

Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank, duke deklaruar se prodhimi industrial në muajin korrik është rritur me 4,4 për qind në bazë mujore dhe 8,4 për qind në bazë vjetore tha: "Në bazë mujore të gjithë nënzërat kanë dalë pozitiv. Ne renditemi të tretët ndërkohë që ndarja pozitive vazhdon në prodhim në ekonominë globale. Ne presim rritje të lartë në tremujorin e tretë”.

Star” - Thesari 800-vjeçar në Turqi në qendër të vëmendjes së 3 vendeve

Rreth 150.000 tonë kripë guri që nxirret nga miniera 800-vjeçare në qytetin Gulsehir të provincës Nevsehir është e kërkuar si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Suat Bilgin, i cili administron minierën e kripës, tha: “Ka kërkesë nga Gjermania, Franca dhe Holanda, por ne nuk mund t’i plotësojmë kërkesat e tyre sepse nuk kemi kapacitete të mjaftueshme për ta bërë këtë. Ne kemi në plan ta hapim minierën për turizmin shëndetësor”.



Lajme të ngjashme