Shtypi turk 14.09.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e hënë, 14 shtator 2020.

1490231
Shtypi turk 14.09.2020

Sabah” - Reagimi i Zëvendëspresidentit Oktay për Greqinë

Nënpresidenti Fuat Oktay ka reaguar ndaj Presidentes së Greqisë, Katerina Sakelaropulu, e cila ka shkelur ligjin ndërkombëtar duke shkuar me helikopter ushtarak në ishullin Meis (Kastellorizo). “Ata që na akuzojnë ne për tensionim të situatës nuk e shohin provokimin e bërë nga Greqia sot në ishullin Meis (Kastellorizo). Sepse ata kanë sy por nuk shohin, kanë veshë por nuk dëgjojnë, kanë gojë por nuk i thonë të vërtetat. Ata janë moskokëçarësit e vërtetë”, ka thënë Oktay, cituar nga “Sabah”.

Yeni Şafak” - Ministri Dönmez jep lajmin e mirë: “Kanuni” po numëron ditët për fillimin e shpimit

Ministri i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore, Fatih Dönmez ka deklaruar se ka filluar numërimi drejt zeros për anijen e sondimeve “Kanuni” dhe ka thënë se anija do të fillojë së shpejti shpimet në detin e Zi dhe do t’i japë forcë anijes tjetër sonduese “Fatih”.

Hürriyet” - Turqia ngjit 6 shkallë njëherësh në eksportet e mobilieve në botë

Turqia tashmë është në vendin e 8-të me një ngjitje të menjëhershme me 6 shkallë në eksportin global të mobilieve sipas raportit të Qendrës për Studime Industriale (CSIL), qendër kërkimore me seli në Milano rezultatet e së cilës konsiderohen si një referencë nga e gjithë bota. Krahasuar me vitin e kaluar Turqia la pas në renditje vende të tilla si: Spanjën, Danimarkën, Francën, Meksikën, Rumaninë dhe Holandën.

Star” - Është zhvilluar në Izmir dhe eksportohet në 50 vende

Testi i antitrupave që është zhvilluar në Izmir është shitur në rreth 50 vende. Kompania turke “Türklab”, e cila ka 25 vite që e ushtron aktivitetin e saj në nënprefekturën Menderes të Izmirit dhe prodhon komplete (sete, kite) diagnostikuese, ka deklaruar se testi i antitrupave i zhvilluar prej saj gjatë procesit të epidemisë (Covid-19) ka ngjallur një interesim të madh jashtë shtetit. Firma turke është ndër 3 firmat pioniere në botë për prodhimin e testit të antitrupave.

Haber Türk” – ‘Mysafirët miliona dollarësh’ u vendosën në gjiret e Bodrumit

Bodrumi, një nga destinacionet më të preferuara turistike në Turqi, ashtu si çdo vit edhe sivjet është bërë ndalesa e jahteve luksoze me vlerë miliona dollarë. Mysafirët vendorë dhe të huaj në jahtet luksoze, që ankorohen në gjire të njohur si: Karaada, Bitez, Torba, Yalıkavak dhe Göltürkbükü, shijojnë bukuritë natyrore në një ambient të qetë dhe relaksues.



Lajme të ngjashme