Shtypi turk 04.09.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e premte, 4 shtator 2020.

1484880
Shtypi turk 04.09.2020

“Haber Türk”Erdogan: Të drejtat dhe interesat e Turqisë do t'i mbrojmë gjithmonë dhe kudo

Presidenti Recep Tayyip Erdogan realizoi një bisedë me videokonferencë me Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel. Gjatë kësaj bisede, Presidenti Erdogan theksoi se mbështetja nga disa vende e qëndrimit egoist dhe të padrejtë të Greqisë është e papranueshme dhe se Turqia do t'i mbrojë gjithmonë e kudo të drejtat dhe interesat e saj kundër nismave që injorojnë ligjin ndërkombëtar.

“Vatan”NATO: Turqia dhe Greqia dakord për bisedime teknike

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, njoftoi se Turqia dhe Greqia kanë rënë dakord që të zhvillojë bisedime teknike për krijimin e mekanizmave parandaluese të konfliktit në Mesdheun Lindor. “Pas bisedimeve të mia me liderët turq dhe grekë, dy vendet aleate ranë dakord të fillojnë bisedimet teknike në NATO për të krijuar mekanizma ushtarake për parandalimin e konfliktit në Mesdheun Lindor dhe për të zvogëluar rrezikun e aksidenteve dhe incidenteve”, tha kreu i Aleancës përmes një komunikate me shkrim.

“Sabah”Turqia: Jemi gati për dialog pa parakushte

Ministria e Punëve të Jashtme publikoi një deklaratë të shkruar në lidhje me iniciativën e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s për Mesdheun Lindor. Në deklaratën e MPJ turke, ku theksohet se Ankaraja pret që kjo nismë të mbështetet edhe nga Athina, bëhet e ditur se Turqia është gati për dialog pa parakushte për gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme, të drejta, mbi parimin e barazisë dhe në kuadër të ligjit ndërkombëtar, për të gjitha çështjet ndërmjet saj dhe Greqisë.

“Hürriyet”Turqia bëri punë të paqme në pandemi

Prof. dr. Mehmet Oz ishte i ftuari i parë i serisë së uebinarit në lidhje me procesin e COVID-19, organizuar nga Shoqata Amerikano-Turke. Duke u përgjigjur në lidhje me detajet dhe protokollet e trajtimit mjekësor të pacientëve me koronavirus në Turqi, dr. Oz tha se “Turqia bëri një punë të paqme në pandemi dhe mjekët në Turqi po zbatojnë protokolle shumë të mira duke aplikuar teknika mjaft të suksesshme”. Ai theksoi gjithashtu se Turqia po i mbron më mirë sesa vendet e tjera qytetarët e saj të moshuar.

“Star”Turqia mund të bëhet qendër energjetike në terma kohorë afatgjatë

Omid Shukri Kalehsar, analist iranian i sigurisë energjetike që punon për “Gulf State Analytics”, një firmë konsultimi për rrezikun gjeopolitik me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, deklaroi se rezerva prej 320 miliardë m3 të gazit natyror, zbuluar në Detin e Zi nga Turqia, është një treguese e qartë e pranisë së rezervave të tjera të hidrokarbureve në atë zonë. “Nëse sigurohen kushtet e nevojshme, Turqia do të bëhet një prej qendrave energjetike të rajonit”, potencoi eksperti iranian.



Lajme të ngjashme