Shtypi turk 03.09.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e enjte, 3 shtator 2020:

1484122
Shtypi turk 03.09.2020

“Star": Ministria e Punëve të Jashtme dënon vendimin për  “Charlie Hebdo”

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Hami Aksoy tha: “Dënojmë fuqishëm vendimin për lejimin e publikimit përsëri të revistës (franceze) Charlie Hebdo me mungesë respekti ndaj fesë dhe profetit tonën. Është e papranueshme që këto ofendime dhe mosrespektime ndaj myslimanëve të arsyetohen me liri e medias, artit ose shprehjes”.  

“Vatan" : Pekcan: Besojmë se tregtia jonë e jashtme do të fitojë një përshpejtim të fuqishëm në periudhën në vijim

Ministrja e Tregtisë, Ruhsar Pekcan në një prononcim të bërë tha se ashtu si me masat e marra dhe politikat efektive të zbatuara, sëbashku edhe me normalizimin në tregun kryesor të eksportit, me në krye Bashkimin Evropian, besojmë se tregtia e jashtme e Turqisë do të fitojë një përshpejtim të fuqishëm në periudhën në vijim

“Habertürk": Familja mbretërore e Katarit vjen në Bodrum me 2 kamionë me gjëra dhe 500 valixhe

Familja e Emirit të Katarit, Sheiku Tamim bin Hamad Al Thani erdhi në jahtin miliona dollarë, i cili ka lëshuar spirancën në Bodrum të Turqisë. Pasi familja kaloi në jaht, nga 2 kamionë me gjëra të zbritura nga avioni privat gjigand (Jumbo) tërhoqën vëmendjen 500 valixhe dhe bombolat për zhytje në det. Mendohet se së bashku me familjen mbretërore kanë ardhur 180 persona ndër të cilët kuzhinierët privatë, kamerierët, trajnuesit për zhytje, kujdestarët e fëmijëve, truprojat dhe personeli i jahtit.  

“Yenişafak": Mobilizimi i Turqisë për platformën e medias sociale

Marka e re e medias sociale të botës digjitale doli nga Turqia. U vu në jetë “Yaay”, platforma e re sociale e gjeneratës së re që tërheq vëmendjen me strukturën e saj novatore dhe dinamike. “Yaay” që ka për qëllim të ofrojë një eksperiencë të re me veçori si aplikacioni i ndjekjes së rendit të ditës dhe lajmeve, qasje në informacion të drejtë dhe shenjat dalluese, bashkon në një çati të vetme shumë veçori të platformave të tjera në median sociale.  

“Sabah": Formula 1 kthehet në Turqi

Gara e Formula 1, që ka miliona spektatorë në tërë botën, do të realizohet përsëri në Stamboll pas 9 vitesh. Grand Prix Formula 1 DHL Turqi, që do të zhvillohet gjatë datave 13-14-15 nëntor pritet të ndiqet nga 100 mijë njerëz, 20 mijë prej të cilëve të huaj. Kontributi i kësaj gare në ekonominë turke do të arrijë në 100 milionë dollarë.



Lajme të ngjashme