Shtypi turk 02.09.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e mërkurë, 2 shtator 2020:

1483451
Shtypi turk 02.09.2020

 

Yenişafak” - Erdogani dha mesazhe të rëndësishme për Mesdheun Lindor

Të martën Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) mbajti një fjalim në ceremoninë e organizuar në Kompleksin Presidencial me rastin e hapjes së Vitit Gjyqësor 2020-2021.

"Është padrejtësia më e madhe ajo që bëjnë ata që përpiqen të realizojnë ambiciet e tyre të fshehta duke na hedhur përpara një shtet, i cili e ka vazhduar ekzistencën e tij gjithmonë duke u fshehur pas të tjerëve. Ne tashmë jemi bezdisur me këtë lojë hijesh. Kanë nisur të bëhen qesharake përpjekjet për ta përdorur si rrem një shtet që s’bën dot prokopi as për veten e vet para një fuqie rajonale dhe globale siç është Turqia”,- tha Erdoan.

Star” - Reagimi i Turqisë për ishullin Meis: Ajo që do të humbasë do të jetë Greqia

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) tha se Turqia është në favor të një zgjidhjeje të përbashkët, për t'u ulur në tryezën e bisedimeve me të gjithë në Mesdheun Lindor, për të negociuar dhe për të ndarë në mënyrë të drejtë për të gjithë. Çavushollu theksoi se nëse do të kemi armatosje që e tejkalon kufirin [e paraparë me marrëveshje në ishullin Meis (Kastellorizo)], pala që do të humbasë do të jetë Greqia.

Vatan” - Zëdhënësi i Presidencës i jep përgjigje ironike Austrisë

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kallën (Ibrahim Kalın) në llogarinë e tij në «Twitter», ka bërë këtë postim: "A është vetëm Austria? Sa turp!" në përgjigje të ministres Austriake të Integrimit, Susanne Raab, e cila e akuzon Turqinë për ndarjen e vendit të saj duke futur nën ndikimin e vet qytetarët me origjinë turke që jetojnë në Austri.

Hürriyet” – Politikani gjerman lavdëron turizmin turk

Gazetari Friedhelm Ost, anëtar i Partisë Kristian-Demokrate dhe që ka punuar edhe si nënsekretar i Helmut Kohl, një prej kancelarëve të Gjermanisë, i ka shprehur me plot lëvdata përshtypjet e tij lidhur me pushimet në Turqi dhe masat e marra nga sektori turk i turizmit kundër koronavirusit. "Masat e marra nga Turqia janë përtej të qenurit një shembull për botën në krahasim me vendpushimet bregdetare të Detit të Veriut dhe Detit Baltik të Gjermanisë dhe Majorkën",- komentoi ai.

Sabah” - 11.000 fluturime në Antalia për një muaj

Aeroporti i Antalies (FRAPORT TAV Antalya) ka operuar 11 mijë fluturime gjatë muajit të fundit edhe pse në kohë koronavirusi. Dhe gjatë kësaj periudhe e kanë përdorur aeroportin 1 milion e 750 mijë pasagjerë nga 31 vende të ndryshme.



Lajme të ngjashme