Shtypi turk 31.08.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e hënën, 31 gusht 2020.

1482093
Shtypi turk 31.08.2020

Hürriyet” - Presidenti Erdogan: Turqia nuk do t'i nënshtrohet gjuhës së shantazheve në Mesdheun Lindor

Të dielën në Mauzoleun e Mustafa Kemal Ataturkut, ku prehet themeluesi i Republikë së Turqisë u organizua një ceremoni me rastin e 98-vjetorit të 30 Gushtit - Ditës së Fitores. "Turqia nuk do t'i nënshtrohet gjuhës së kërcënimit, frikësimit dhe shantazhit veçanërisht në Mesdheun Lindor. Ajo do të vazhdojë të mbrojë të drejtat e saj që burojnë nga ligji ndërkombëtar dhe marrëveshjet bilaterale", shkroi Rexhep Tajip Erdogan në Librin e Shënimeve të Mauzoleut.

Sabah” – Mesazh vendosmërie nga ministri i Mbrojtjes Akar

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar tha: "Ashtu si dje edhe sot Forcat heroike të Armatosura Turke janë të vullnetshme, të vendosura dhe të afta për të mbrojtur me çfarëdo lloj çmimi atdheun tonë, kombin tonë, vlerat tona kombëtare dhe morale, të drejtat dhe interesat tona ndërkombëtare”.

Vatan” - Presidenti Erdogan dha lajmin e mirë: Po i fillojmë testet

Presidenti Erdogan mbajti një fjalim në ceremoninë e përurimit të Qendrës  së Kompanisë “Roketsan” për Dërgimin e Satelitëve në Hapësirë, Sistemet Hapësinore dhe Bërjen e Kërkimeve të Teknologjisë së Përparuar si dhe të Uzinës së Prodhimit të Lëndës së Parë të Eksplozivëve. Ai e dha këtë lajm të mirë në transmetimin e drejtpërdrejtë. "Unë dua të jap lajmin e mirë se do të fillojmë provën e parë të teknologjisë motorike të raketave me karburant të lëngshëm të zhvilluar me mundësitë tona kombëtare",- tha udhëheqësi turk.

Star” – Është caktuar data për ATMACA

Raketa e parë kombëtare detare, “ATMACA”, për të cilën Presidenti Erdogan tha se Turqia është një nga 5 vendet në bote që mund të prodhojë një raketë të tillë me mundësi kombëtare, do të hyjë në inventarin e Forcave të Armatosura Turke në fund të vitit.

Haber Türk” - Ayhancan Güven doli i pari në Belgjikë

Ayhancan Güven i “Red Bull”, njëherësh një nga pilotët më të suksesshëm të sporteve motorike të Turqisë, përfundoi me fitore garën e shtatë të “Porsche Mobil 1 Supercup 2020” që u zhvillua në fundjavë në Belgjikë. Ministri i Rinisë dhe Sporteve, Dr. Mehmet Muharrem Kasapoğlu e uroi Güven për këtë sukses.



Lajme të ngjashme