Shtypi turk 26.08.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e mërkurë, 26 gusht 2020:

1479560
Shtypi turk 26.08.2020

“Haberturk”: Turqia zhvillon stërvitje ushtarake në Mesdheun Lindor

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare njoftoi se 2 fregata të Forcave Detare Turke dhe një destrojer italian kanë zhvilluar stërvitje ushtarake në rajonin e Mesdheut Lindor. Në komunikatën e lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes thuhet se “Fregatat TCG Goksu dhe TCG Fatih së bashku me destrojerin italian ITS Durand de la Penne më 25 gusht 2020 kanë realizuar trajnime të tranzicionit për të përmirësuar ndërveprimin dhe koordinimin.

“Hurriyet”: Ministri Donmez: Do të rishikojmë zbulimin e shpallur

Ministri i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore të Turqisë, Fatih Donmez deklaroi se do ta rishikojnë zbulimin e shpallur prej 320 miliardë metra kub të gazit natyror. Dönmez deklaroi se zbulimet e para u bënë me një pus të vetëm dhe rezerva u njoftua përmes pusit të eksplorimit, ndërsa shtoi se “Do të bëhen shpimet e puseve dhe do të merren rendimentet më të qarta. Gjetjet tregojnë se kjo është një fushë pjellore”.

“Star”: Ka pak vende që mund të bëjë atë çfarë bëri Turqia

Serkan Sahin drejtori i kompanisë konsulente për investime me seli në Dubai, “Hormuz Straits Partnership”, tha se 320 miliardë metra kub rezerva të gazit natyror në Detin e Zi është një fillim për Turqinë. Sahin tha se ka pak vende në botë që kanë kapacitet të bëjnë atë që Korporata Turke e Naftës (TPAO) ka kryer në një thellësi prej 2 mijë metrave brenda një afati të shkurtë 1 mujor. Kjo arritje do të shtojë shpejtësinë e Turqisë në eksplorimin e hidrokarbureve”.

“Sabah”: Berat Albayrak: Askush nuk mund ta mposhtë Turqinë

Ekonomia turke po rimëkëmbet shpejt pas epidemisë së koronavirusit. Shkalla e shfrytëzimit të kapaciteteve në të gjithë industrinë prodhuese u rrit me 2,6 pikë krahasuar me muajin e kaluar në gusht, duke arritur në 73.3 për qind. Ministri i Thesarit dhe Financave Berat Albayrak, i cili vlerësoi të dhënat, tha se “Askush nuk mund ta mposhtë Turqinë”.

“Yeni Safak”: Garat e Formula 1 sërish në Stamboll

Stambolli do të mirëpret fazën e 14-të të Kampionatit Botëror 2020 të Formula 1. Së fundmi, pista “Istanbul Park”, ku u zhvillua gara F1 në vitin 2011, u përfshi në kalendarin e rishikuar të vitit 2020 për shkak të epidemisë së llojit të ri të koronavirusit (COVID-19). U njoftua zyrtarisht që Formula 1 pas ndërprerjes 9-vjeçare do të rikthehet në Turqi. Sipas deklaratës së bërë nga FIA Grand Prix i Formula 1 në Stamboll do të mbahet mes datave 13-15 nëntor.



Lajme të ngjashme