Shtypi turk 14.08.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e premte, 14 gusht 2020.

1473038
Shtypi turk 14.08.2020

 

“Sabah”Erdogani ngre zërin për Mesdheun Lindor

Presidenti Recep Tayyip Erdogan bëri një deklaratë të fortë gjatë takimit të zgjeruar me kryetarët e degëve të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), me rastin e 19-vjetorit të themelimit të saj. “Zonat e aktiviteteve tona janë brenda platformës sonë kontinentale, të gjithë të jetë të qetë. Ne s'kemi pretendime mbi të drejtën e askujt, por njëherësh nuk lejojmë që të na rrëmbehet e drejta. Të mos bëjnë shfaqje”, tha ai.

“Star”Mesazh i qartë nga Turqia: Askush të mos dyshojë!

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar, dha një mesazh të qartë pas përfundimit të stërvitjes së përbashkët ushtarake të zhvilluar në Azerbajxhan. “Mund të them me plot qartësi se jemi pranë Azerbajxhanit me të gjitha mundësitë tona kundër Armenisë, e cila në vitet e kaluara bëri gjenocidin e Hoxhalisë përpara syve të tërë botës dhe mban të pushtuar Nagorni Karabakun pa pasur asnjë arsye dhe legjitimitet. Ne jemi deri në fund pranë bashkëluftëtarëve tanë azerbajxhanas. Azerbajxhani nuk është vetëm”, theksoi ministri Akar.

“Haber Türk”Ministrja Pekcan: Firmosën një dokument shumë të rëndësishëm për marrëdhëniet tona me Libinë

Turqia dhe Libia nënshkruan një tjetër memorandum mirëkuptimi për të siguruar zgjidhjen e problemeve në projektet e firmave turke në Libi dhe vazhdimin e projekteve të papërfunduara të ndërtimit. “Ne firmosëm një dokument shumë të rëndësishëm në aspektin e marrëdhënieve tona ekonomike dhe tregtare ndërmjet Turqisë dhe Libisë”, bëri me dije ministrja turke e Tregtisë, Ruhsar Pekcan.

“Vatan”Ky robot të mat temperaturën, të dezinfekton, të jep maskë

Një grup prej 6 mësuesish nga Qendra Shkencore dhe Artistike “Dr. M. Hilmi Guler” në rrethin Ordu kanë prodhuar një robot, i cili – në kuadër të masave kundër llojit të ri të koronavirusit (COVID-19) – të mat temperaturën, të dezinfekton dhe të jep maskë. Ky robot që mund të vendoset në hyrje të ndërtesave, u lejon kalimin personave me temperaturë normale dhe pengon ata që kanë temperaturë të lartë duke informuar gjithashtu me SMS autoritetet kompetente.

“Hürriyet”Çatia e Turqisë jeton njëherësh klimën polare dhe atë të shkretëtirës

Në malin Agri, i njohur si “Çatia e Turqisë” për faktin se aty është pika më e lartë e vendit, gati sa po jetohet njëherësh klima e shkretëtirës dhe ajo polare. Aktualisht në këmbët e malit vërehet një klimë shkretëtire, ndërsa çdo 1.000 metra më lartë temperatura e ajrit ndryshon duke të kujtuar pranverën dhe vjeshtën. Kurse në majën e malit Agri, e cila është edhe pika më e lartë e Turqisë, temperatura e ajrit bie deri në minus 20 gradë Celsius, gjë që të bën të jetosh dimrin në mes të gushtit.



Lajme të ngjashme