Shtypi turk 13.08.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e enjte, 13 gusht 2020:

1472362
Shtypi turk 13.08.2020

 

“Yeni Şafak”Turqia i bën thirrje Evropës për Greqinë

Ministri i Punëve të Brendshme, Suleyman Soylu, bëri një vlerësim në lidhje me zjarrin e hapur ndaj një jahti privat me 3 persona në bord, në ujërat kontinentale të Greqisë, rreth 13 km larg Marmarisit. “Unë e ftoj Evropën, e cila flet me mburrje sidomos për të drejtat e njeriut, që ta paralajmërojë Greqinë për ato çfarë po bën dhe t'i tregojë vendin”, u shpreh ai.

“Star”Greqia e pohoi: Askush nuk do t'i prishë marrëdhëniet me Turqinë për ne

Evangelos Apostolakis, ish-shef i Shtabit të Përgjithshëm dhe ish-ministër i Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë në mandatin e qeverisë së Partisë Syriza, sot në opozitë, bëri një koment në cilësinë e pohimit lidhur me tensionin Turqi-Greqi, i cili filloi pasi anija sizmike “Oruç Reis” shkoi në zonën e kërkimeve detare të shpallur nga Ankaraja zyrtare. “Me shumë gjasa, Greqia do të mbetet vetëm. Asnjë palë nuk do t'i prishë marrëdhëniet me Turqinë për shkak të çështjes së Greqisë”, tha admirali grek në pension.

“Haber Türk”Aeroporti i Stambollit me një risi botërore

Aeroporti i Stambollit u bë të mërkurën aeroporti i parë në botë që mori akreditimin e ri shëndetësor nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve (ACI). “Ne e përgëzojmë Stambollin që është aeroporti i parë i akredituar përmes programit tonë të ri të Akreditimit Shëndetësor të Aeroportit (Airport Health Accrediation), i cili tregon se ata janë të përqendruar në shëndetin dhe mirëqenien e udhëtarëve, stafit dhe publikut”, deklaroi kreu i ACI-së, Luis Felipe de Oliveira.

“Hürriyet”Gjiganti francez investon në Turqi

“Imerys”, një kompani shumëkombëshe franceze e specializuar në prodhimin dhe përpunimin e mineraleve industriale, bëri një deklaratë të rëndësishme rreth planeve të saj investuese në Turqi. “Si kompani, ne synojmë të rrisim pozicionin tonë në tregun turk në rritje së bashku me kompaninë «Haznedar», e cila ka një vlerë marke dhe pjesë të rëndësishme në tregun e Turqisë”, thuhet në një komunikatë të “Imerys”.

“Sabah”Erdhën rreth 40 mijë turistë rusë në 2 ditë

Prefekti i Antalies, Ersin Yazici, njoftoi se në qytet kanë ardhur gati 40 mijë turistë rusë brenda 2 ditëve. “Të martën erdhën 22 mijë turistë rusë, ndërsa të mërkurën erdhën edhe 17 mijë e 571 të tjerë. Mesatarja e turistëve ishte afërsisht 10 mijë, por duke filluar nga e mërkura u rrit në nivelin 34 mijë e 996”, tha ai.



Lajme të ngjashme