Shtypi turk 12.08.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e mërkurë, 12 gusht 2020:

1471565
Shtypi turk 12.08.2020

Sabah” - Lëvizja e Erdoganit për Samitin e Mesdheun Lindor

Megjithëse Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) ndërmori iniciativën për të ulur tensionin e ngritur nga Greqia me kërkesën e kancelares gjermane Angela Merkel, marrëveshja e fundit e Athinës me Egjiptin e rriti përsëri tensionin. Raportohet se këtë javë Erdoani do të zhvillojë një bisedë telefonike me Merkel. Pika kryesore e bisedës do të jetë thirrja historike e Erdoanit për të mbajtur një takim mesdhetar me qëllim për të zhvilluar një formulë për ndarjen e drejtë të burimeve të energjisë në Mesdhe.

Haber Türk” – Çavusoglu: Nuk bëjmë lëshime në Mesdheun Lindor

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) tha se Turqia bëri disa gjeste të përkohshme mirëbesimi si shfaqje kjo e vullnetit të mirë të saj në Mesdheun Lindor, por pas hapit negativ të Greqisë Turqia i dërgoi përsëri anijet e saj në rajon [Mesdhe]. "Ne do t’i mbrojmë deri në fund të drejtat e Turqisë dhe qipriotit turk në Mesdheun Lindor dhe në Qipro. Në pikën e arritur sot, askush nuk mund të thotë që ne nuk kemi treguar vullnet të mirë. Si rrjedhojë nëse do të fajësojnë dikë, të fajësojnë Greqinë”, është shprehur shefi i diplomacisë turke sipas “Haber Türk”.

Hürriyet” - Turqia i ka marrë të gjitha masat

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar duke theksuar se Turqia është e vendosur dhe e aftë të mbrojë të gjitha llojet e të drejtave dhe interesave të saj në Atdheun e Kaltër [Mavi Vatan], përfshirë Qipron, tha: "Asnjë projekt që përjashton Turqinë dhe Republikën Turke të Qipros së Veriut nuk ka shans të jetojë në Mesdheun Lindor. Në rajon nuk do të lejojmë asnjë rast të llojit fakt i kryer. Ministri Akar sqaroi se Flota shoqëron anijen e kërkimeve sizmike «Oruç Reis».

Yeni Şafak” - Turqia nuk është vetëm: Dashuria për Turqinë është agjenda në Pakistan

Ndërsa Turqia mbron të drejtat e saj në Mesdheun Lindor, mbështetje tjetër i ka ardhur edhe nga Pakistani. Me dhjetëa-mijëra cicërima [tweet] janë publikuar në rrjetin social «Twitter» me etiketën në anglisht "Turkeysinotalone", që do të thotë se Turqia nuk është vetëm. Pakistanezët treguan edhe një herë dashurinë e tyre për Turqinë.

Star” - Turqia reagon ndaj Armenisë: Thirrini mendjes!

Ministria e Punëve të Jashtme reagoi ndaj Armenisë, e cila ka risjellë në rend të ditës pas 100 vjetëve Traktatin e Sevrës. Ministria e Jashtme deklaroi se ka ardhur koha që autoritetet armene të braktisin politikat agresive nacionaliste dhe t’i thërrasin mendjes. “Sot është absurde që një qeveri, e cila nuk është në gjendje as të ushqejë popullin e vet, të guxojë të ngrejë në rend të ditës Traktatin e Sevrës, të cilin kombi turk e grisi dhe flaku tutje 100 vjet më parë”,- vijon komunikata.



Lajme të ngjashme