Shtypi turk 07.08.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e premte, 7 gusht 2020:

1468771
Shtypi turk 07.08.2020

“Yeni Safak”: Ministri i Jashtëm Çavusoglu: Problemi i Libisë nuk është zgjidhur, Haftari mund të sulmojë në çdo çast

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu gjatë vizitës së djeshme në Libi iu përgjigj pyetjeve në interes të gazetarëve. Gazeta citon ministrin Çavusoglu të ketë thënë se: “Edhe pse në terren mbretëron një qetësi kjo nuk do të thotë që problemi i Libisë është zgjidhur, përkundrazi, ekziston një situatë e ndërlikuar, bashkëpunimi duhet të vazhdojë. Ne u ulëm në tavolinën e negociatave për të gjetur zgjidhje, por fatkeqësisht Haftari ishte ai që vazhdimisht u ngrit nga tavolina. Ai nuk beson në zgjidhje politike dhe mund të sulmojë në çdo çast. Hafari është ai që u arratis nga tavolina e negociatave”.

“Sabah”: Kanali televiziv anglez bën fjalë me lëvdata për luftën e Turqisë kundër COVID-19

Ministri i Shëndetësisë së Turqisë, Fahrettin Koca në llogarinë e tij në median sociale postoi edhe një video në të cilën kanali televiziv anglez “SKY NEWS” bën fjalë me lëvdata për luftën e Turqisë kundër epidemisë së llojit të ri të koronavirusit (COVID-19). Në video janë paraqitur pamjet e punës në terren të ekipit turk të shëndetësisë për gjetjen e burimit të sëmundjes, të cilët punonin si detektivë, ndërsa në video thuhet se ndërhyrja intensive dhe e shpejtë solli suksese në kurim të kësaj sëmundjeje.

“Haberturk”: Eksporti i automobilave në korrik shënoi rritje me 9 për qind

Eksportet e sektorit turk të automobilistikes gjatë korrikut në krahasim me një muaj më parë shënoi rritje me 9,2 për qind. Eksportet, të cilat në qershor kapën shifrën prej 2 miliardë e 16 milionë dollarëve, gjatë korrikut u rritën në 2 miliardë e 201 milionë dollarë.

“Vatan”: Kompania “Rollic” i bashkëngjitet kompanisë “Zynga” për 168 milionë dollarë

Kompaninë turke të videolojërave “Rollic Games” me seli në Stamboll, e bleu për 168 milionë dollarë kompania amerikane “Zynga”. Kjo kompani në qershor bleu për 1,8 miliardë dollarë edhe kompaninë tjetër turke të videolojërave “Peak Games”.

“Star”: Çaglar Soyunci arrin në marrëveshje në parim me Barcelonën

Futbollisti i kombëtares turke Çaglar Soyuncu, i cili luan për Leicester City në Premier Ligën angleze do të transferohet në Barcelonë. Çaglar, i cili arriti në marrëveshje në parim me Barcelonën, është në pritje të arritjes së marrëveshjes me Leicester City dhe Barcelonës.



Lajme të ngjashme