Shtypi turk 30.07.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga shtypi turk për sot, e enjte, 30 korrik 2020:

1464721
Shtypi turk 30.07.2020

 

“Sabah”Ministri Akar: Të gjithë duhet të respektojnë vendimet e Republikës së Turqisë

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar, deklaroi se hapja (për adhurim) e Xhamisë së Shën-Sofisë është plotësisht një e drejtë sovrane e Shtetit të Republikës së Turqisë. “Askush nuk ka të drejtë fjale mbi këtë çështje përveç institucioneve të Republikës së Turqisë. Të gjithë duhet të respektojnë vendimet që merr Republika e Turqisë”, theksoi ai.

“Yenişafak”Falënderim për Turqinë nga Idlibi

Banorët e Idlibit, të cilët fituan stabilitet falë qëndrimit të vendosur të ushtrisë turke, i dërguan Turqisë një mesazh falënderues me video. “Ne i falënderojmë ushtarët turq. Ata lanë familjet, fëmijët, vendin e tyre dhe erdhën këtu për ne. Tani janë këtu prej 3 vitesh. Ushtarët turq tregojnë respekt për të gjithë këtu, të mëdhenj e të vegjël. Ata sillen shumë mirë me ne. Përshëndetje pafund për Recep Tayyip Erdoganin”, shprehet një sirian në këtë video.

“Hürriyet”Revista turistike gjermane lëvdon Turqinë për koronavirusin

“Touristik Aktuell”, një revistë turistike që publikohet në Gjermani, përmes një artikulli mbi mundësitë e pushimeve të certifikuara si “Turizëm i Sigurt” (Safe Tourism), ka folur me lëvdata për masat e Turqisë kundër COVID-19. Ajo potencon se në Turqi aplikohen shumë mirë rregullat e higjienës.

“Vatan”Uebfaqe për promovimin e Manastirit të Virgjëreshës (Sumela)

Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës ka përgatitur një faqe interneti me emrin “sumela.gov.tr” për të promovuar Manastirin e Virgjëreshës. Në këtë uebfaqe, e cila i pret vizitorët me mesazhin “Monumentet e fshehta të Anadollit po dalin në dritë”, do të gjeni detaje mbi historinë, arkitekturën dhe restaurimin e Manastirit të Virgjëreshës, si dhe galeri me fotografi të mrekullueshme të këtij monumenti më se 1.600-vjeçar.

“Star”Tre turq në mesin e 350 shkencëtarëve për teknologjinë “6G”

Plot 350 shkencëtarë nga vende të ndryshme të botës po punojnë intensivisht për të sendërtuar teknologjinë “6G”. Në këtë këshill shkencor të formuar nga Akademia e Finlandës, Turqia përfaqësohet me 3 shkencëtarë të mirënjohur: Prof. dr. Erdal Panayirci, prof. asc. Serhat Erkuçuk dhe dr. Yalçin Şadi.



Lajme të ngjashme