Shtypi turk 28.07.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e martë, 28 korrik 2020:

1463242
Shtypi turk 28.07.2020

“Yeni Safak”: Bisedë telefonike Erdogan-Putin

Presidenti Recep Tayyip Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Federatës së Rusisë, Vladimir Putin.Gjatë bisedës u vlerësuan hapat që do të forcojnë marrëdhëniet në mes të Turqisë dhe Rusisë, tensionimin Azerbajxhan-Armeni si dhe për zhvillimet rajonale me në krye ato në Siri dhe Libi. Gjithashtu bëhet e ditur se Presidentët Erdogan dhe Putin u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit dhe dialogut për çështjet e marrëdhënieve dypalëshe dhe ato rajonale.

“Haberturk”: Erogan: Shën-Sofia do të vazhdojë të shërbejë si një vend adhurimi

Presidenti Recep Tayyip Erdogan u shpreh se i dëshmuan rilindjes së një kombi me ribashkimin e Shën-Sofisë me sexhde. Gazeta citon Presidentin Erdogan të ketë thënë: “Rihapja e Shën-Sofisë për adhurim është një nga shembujt e fundit të ushtrimit të të drejtave të sovrane të vendit tonë”. Kreu i shtetit turk gjithashtu tha se Shën-Sofia do të vazhdojë të shërbejë si një vend adhurimi.

“Star”: Prifti grek: Po të mos ishin turqit Shën-Sofia do të rrënohej

Prifti grek Evangelos Papanikolaou bëri të ditur që “Sikur të mos ishin turqit, të cilët e ruajnë Shën-Sofinë, ajo do të rrënohej”. Papanikolaou theksoi se turqit në të kaluarën nuk mbyllën asnjë kishë në Kretë, por në Greqi u mbyllën një numër i madh i kishave dhe manastireve. Ai gjithashtu shtroi pyetjen se “Kush do ta ruante një godinë kaq të madhe si Shën-Sofia?”, ndërsa u përgjigj duke thënë që “Atë e ruajtën turqit”.

“Hurriyet”: Albayrak: Ekonomia jonë po rritet hap pas hapi

Ministri i Thesarit dhe Financave, Berat Albayrak deklaroi se ekonomia e Turqisë po rritet hap pas hapi. Duke vunë në dukje se indeksi i besimit në sektorin e shërbimeve u rrit me 20.2 për qind në korrik në krahasim me muajin e kaluar, 9.6 për qind në tregtinë me pakicë, 11.6 për qind në sektorin e ndërtimtarisë dhe se kjo është e këndshme, ministri Albayrak tha: “Ekonomia jonë po rritet hap pas hapi. Parashikimet pesimiste të bëra mbi ekonominë e Turqisë, në dhashë Zoti, do të jenë akoma më boshe”.

“Vatan”: Rekorde të njëpasnjëshme të Indeksit BIST TUM të Bursës së Stambollit

Indeksi BIST TUM, i llogaritur duke përfshirë të gjitha stoqet e tregtuara në Borsën e Stambollit, arriti nivelin më të lartë të të gjitha kohërave duke arritur në 1.323.16 pikë. Indeksi në fjalë duke e mbyllur ditën e djeshme me një rritje prej 0.53 për qind dhe me 1.315.05 pikë, gjithashtu shënoi një rekord të përmbylljes.



Lajme të ngjashme