Shtypi turk 27.07.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e hënë, 27 korrik 2020.

1462509
Shtypi turk 27.07.2020

Sabah” – Deklaratat e Erdoganit

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në fjalën që mbajti në ceremoninë e përurimit të ndërtesës së re të Agjencisë së Shërbimit Informativ Kombëtar për rajonin e Stambollit tërhoqi vëmendjen në rihapjen për adhurim të Shën-Sofisë dhe tha: "Ka nga ata që nuk e ‘përtypin’ dot që Stambolli është një territor turk”.

Vatan” – Ministria e Mbrojtjes Kombëtare reagon ashpër ndaj Greqisë

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (MSB) ka dënuar ashpër djegien e flamurit turk në Selanik. “Ne paralajmërojmë që ky dhe provokime të ngjashme të përfundojë sa më shpejt që të jetë e mundur. Duart e pista që zgjaten ndaj flamurit tonë të lavdishëm do të thyhen", thotë Ministria në një deklaratë që ka bërë nga llogaria e saj në «Twitter».

Haber Türk” – Rritet me 45% eksporti i fruta-perimeve të freskëta gjatë pandemisë

Eksporti i frutave dhe perimeve të freskëta të Unionit të Eksportuesve të Frutave dhe Perimeve të Egjeut u rrit në 137 milion dollarë, duke shënuar një rritje me 45% në gjysmën e parë të këtij viti. Presidenti i këtij unioni, Hayrettin Uçak ka thënë se ata kanë siguruar 212 milionë dollarë të ardhura nga eksporti i qershisë, duke thyer rekordin e historisë së republikës.

Star” – Sektori rus i turizmit i gëzuar nga rifillimi i fluturimeve midis Turqisë dhe Rusisë

Autoritetet nga sektori rus i turizmit, të cilët janë të kënaqur me vendimin për rifillimin e fluturimeve midis Turqisë dhe Rusisë, deklarojnë se janë pesëfishuar thirrjet telefonike për bileta për të vizituar Turqinë.

Hürriyet” - Falënderime për paketën që mbulon shërbimet shëndetësore për turistët në rast të infektimit me Covid-19

Zëvendësministri i Kulturës dhe Turizmit, Nadir Alpaslan ka thënë se ka ngjallur interes shërbimi për sigurimet shëndetësore për turistët e huaj që mbulon edhe koronavirusin e ri (Covid-19). Turistët mund ta blejnë paketën kur ata marrin biletat nga shoqëritë ajrore që kanë marrëveshje, në aeroporte para kontrollit të pasaportës; ata gjithashtu mund ta blejnë paketën përmes operatorëve turistikë dhe online, sqaroi Alpaslan.



Lajme të ngjashme