Shtypi turk 23.07.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e enjte, 23 korrik 2020:

1460495
Shtypi turk 23.07.2020

“Sabah”: Theks i veçantë mbi Libinë dhe Azerbajxhanin në komunikatën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit Kombëtar të mbajtur nën kryesimin e Presidentit Recep Tayyip Erdogan u publikua një komunikatë me shkrim, në të cilën u dha mesazh i qartë në lidhje me Libinë. Në komunikatë u tha se “Nuk do të hezitohet në hedhjen e hapave të duhura në Libi”. Në mes të tjerash në komunikatë theksohet se Armenia duhet t’i japë fund qëndrimit të saj agresor dhe të largohet nga territoret azerbajxhanase që mbanë të pushtuara.

“Hurriyet”: Postimi i Erdoganit për Shën-Sofinë

Presidenti Recep Tayyip Erdogan bëri një postim në llogarinë e tij në median sociale në lidhje me Shën-Sofinë. Videoja që postoi Erdogani u dublua në disa gjuhë. Në tekstin e këngës në video thuhet “Shën-Sofia...Le të fryjnë erërat e lirisë nga kubet e tua, ti je e jona dhe ne jemi e jotja...”

“Star”: U çliruam në sajë të ushtrisë turke

Zëvendëskryeparlamentari i Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV), Zorlu Tore tha se turqit qipriotë, të cilët janë prezentë në Qipro prej vitit 1571 e këtej, u çliruan në sajë të ushtrisë turke. Gazeta citon Tore të ketë thënë: “Sikur ushtria turke të mos vinte ishulli i Qipros do t’i dorëzohej helenizmit. Qiproja do të bëhej si Kreta. Të gjithë turqit qipriot ose do të masakroheshin ose do të detyroheshin të largohen nga ishulli”.

“Yeni Safak”: Gjallërimi ekonomik i Turqisë do të vazhdojë

Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank bëri të ditur që prodhimi në Turqi nuk u ndal përkundër pandemisë. Ministri Varank tha se gjatë kësaj periudhe, e cila tronditi thellë tërë botën, Turqia u dallua në mënyrë pozitive në krahasim me vendet tjera, ndërsa bëri të ditur që gjallërimi i ekonomisë turke do të vazhdojë edhe gjatë gjysmës së dytë të vitit.

“Haberturk”: Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD) më së shumti investime bëri në Turqi

Bëhet e ditur se Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD) gjatë gjysmës së parë të vitit ka bërë investime në vlerë 5,1 miliardë euro. Pjesën më e madhe e këtyre investimeve, prej 1 miliard eurove, e mori Turqia. Kështu Turqia në gjysmën e parë të vitit mori 1/5-ën e investimeve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD). Portofoli i bankës për Turqinë prej 7 miliardë eurove është më i madhi në mesin e 38 ekonomive në të cilat kjo bankë investon.



Lajme të ngjashme