Shtypi turk 08.07.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e mërkurë, 8 korrik 2020:

1451249
Shtypi turk 08.07.2020

“Hürriyet”: Ministri Soylu: Po shkatërrojmë PKK-në

Ministri i Punëve të Brendshme, Suleyman Soylu theksoi se falë operacioneve të suksesshme sillet kolapsi faktik, fizik dhe psikologjik i organizatës separatiste terroriste PKK. “PKK-ja nuk po strehohet më dot as nëpër shpella. Prej frikës nuk po komunikon dot më as me radiomarrës”, tha Soylu.
“Sabah”: Sentop përsëri në krye të Kuvendit

Deputeti nga rrethi Tekirdag i AK Partisë (Partia për Drejtësi dhe Zhvillim), Mustafa Sentop në raundin e tretë të votimit në Asamblenë e Përgjithshme duke marrë 328 vota u rizgjodh Kryetar të Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM).  

“Yeni Şafak”: Letër falënderuese për Turqinë: Ndihmat tuaja na japin besim

Kryetarja e Këshillit Kombëtar Boshnjak në Serbi, Jasmina Curic i dërgoi një letër Presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe e falënderoi për ndihmat mjekësore të dërguara nga Turqia në rajonin e Sanxhakut, ku është përhapur koronavirusi i tipit të ri (COVID-19). “Kjo është një ndihmë e madhe për ne. Materialet mjekësore të dërguara si ilaçe e pajisje të ndryshme janë shumë të rëndësishme për popullin e rajonit. Ndihmat tuaja na japin besim”, tha ajo.

“Haber Türk”: Gjatë periudhës së epidemisë bota konsumoi mejve të thata turke

Në gjysmën e parë të vitit, kur u luftua me koronavirusin e tipit të ri (COVID-19), Turqia eksportoi 606,5 milionë fruta të thata dhe nënprodukte të tyre. Nga rrushi i thatë (stafidhe) u fituan 222,1 milionë dollarë ndërsa nga kajsitë 114,9 milionë dollarë.

“Star”: Ukrainasit lavdërojnë “pushimet e sigurta” në Turqi: Kush vjen këtu mbetet i mahnitur

Turistët ukrainas që kanë ardhur në Turqi për pushime janë të kënaqur nga masat e marra kundër epidemisë së koronavirusit për pushime të sigurta. Turistja 38-vjeçarje  Kateryna Tretyak tha se ka vënë re që rregullat për mbajtjen e maskës dhe të distancës sociale po zbatohen shumë mirë, vijoi me këto fjalë: “Ata që vijnë këtu magjepsen. Mendoj se Turqia nuk ka nevojë për reklamë”.



Lajme të ngjashme