Shtypi turk 07.07.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e martë, 7 korrik 2020:

1450699
Shtypi turk 07.07.2020

 

Sabah” – Mesazh i ashpër nga Çavusoglu për BE-në

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, bëri një paralajmërim të ashpër për Bashkimin Evropian gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell, njëherësh nënkryetar i Komisionit Evropian. “Në rast se Unioni merr vendime shtesë (kundër Turqisë), atëherë do të detyrohemi të përgjigjemi dhe kjo nuk kontribuon për paqen”, tha shefi i diplomacisë turke.

Vatan” – Turqia parandaloi fatkeqësinë! Arsyeja pse Parisi akuzon Ankaranë...

“The Financial Times”, gazetë që publikohet në Mbretërinë e Bashkuar, ka shkruar se lideri i forcave të armatosura ilegale në lindje të Libisë, Khalifa Haftar, tashmë është shndërruar në barrë për Francën dhe arsyeja e vërtetë pse Parisi akuzon Ankaranë është një orvatje për të maskuar gabimin që ka bërë duke i varur shpresat tek Haftari.

Hürriyet” – Deklaratë për Turqinë nga Gjermania: Do të hiqet brenda një kohe të shkurtër

Thomas Bareia, përgjegjës i Gjermanisë për Turizmin, bëri me dije se kufizimi i udhëtimit në Turqi, një masë e Berlinit zyrtar për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri, mund të hiqet brenda një kohe të shkurtër. “Nëse situata do të paraqitet e mirë dhe javën e kaluar ishte e mirë, ne mund të përgatitet mjaft shpejt për një hapje”, deklaroi ai.

Star” – Sektori turk i mobilieve “rrit marshin”

Presidenti i Shoqatës së Industrisë së Mobilieve të Turqisë, Mustafa Balci, njoftoi se tregjet e vendeve amerikane në përgjithësi dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në veçanti janë objektivi i ri në eksportin e mobilieve. “Turqia ka një potencial të rëndësishëm sidomos kur bëhet fjalë për dizajn dhe cilësi. Në këtë aspekt, ne synojmë të çojmë në 1 miliard dollarë vlerën e eksporteve tona në SHBA, e cila ishte rreth 200 milionë dollarë vitin e kaluar”, sqaroi Balci.

Yenişafak” – Ankaraja nga hapësira merr mbi 1 milion pëlqime

Agjencia Kombëtare e Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA) në SHBA fotografoi Ankaranë nga Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar (ISS) dhe e shpërndau fotografinë në median sociale. Në postimin e bërë në llogarinë e NASA-s në “Instagram”, bashkëngjitur fotografisë hapësinore të kryeqytetit turk gjatë orëve të natës shkruhet: “Ankaraja, zemra e Turqisë, një shkëlqim në errësirën e natës dhe hapësirës.” Postimi mori mbi 1 milion pëlqime brenda një kohe të shkurtër.



Lajme të ngjashme