Shtypi turk 06.07.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore që janë botuar nga mediat e shkruara turke për sot, e hënë, 6 korrik 2020:

1449780
Shtypi turk 06.07.2020

“Vatan”: Erdogan: Ne i marrim të drejtat tona

Presidenti Recep Tayyip Erdogan në fjalën e tij të mbajtur në ceremoninë e përurimit kolektiv të 52 hidrocentraleve të reja të ndërtuara në 26 qytete të ndryshme të Turqisë kritikoi qëndrimin e Bashkimit Evropian (BE) ndaj Turqisë. Gazeta citon Presidentin Erdogan të ketë thënë: “Qëllimi i zbatimit të standardeve të dyfishta ndaj Turqisë nga vendet e BE-së, të cilat kanë problemin e transparencës, është i qartë. Në këtë proces, ne do të luftojmë për çështjet për të cilat kemi të drejtë”.

“Sabah”:Çavusoglu: Turqia është njëra prej vendeve më të suksesshme në luftën kundër COVID-19

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu bëri të ditur se Turqia është njëra prej vendeve më të suksesshme në luftën kundër epidemisë së llojit të ri të koronavirusit (COVID-19). Gazeta përcjell fjalët e shefit të diplomacisë turke, ku ai tha: “Falë masave që kemi marrë, ne jemi një nga vendet më të suksesshme në luftën kundër epidemisë. Gjithashtu jemi një nga vendet me sistemin më të mirë shëndetësor dhe infrastrukturë në botë”.

“Star”: Turqia është një shembull në botë

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Nuri Ersoy bëri të ditur se në Turqi jepet mundësia për të provuar Programin e Certifikimit të Turizmit të Sigurt. “Sistemi i programit për certifikimin e turizmit të sigurt që kemi filluar në Turqi u inspektua nga ambasadorët dhe përfaqësuesit e mediave të huaja në vend. Personalisht prej tyre dëgjuam që ky është një sistem shumë i suksesshëm dhe i punuar në detaje, ndërsa ata kërkuan mbështetje për zbatimin e këtij sistemi edhe në vendet e tyre”, bëri të ditur ministri Ersoy.

“Hurriyet”: Kazerma lundruese “Anadolu” do të bëj Turqinë “fuqi globale”

Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank tha se luftanija sulmuese shumëqëllimshe amfibe “Anadolu” do të bëjë që Turqia të bëhet “fuqi globale” në det. Ministri tërhoqi vëmendjen se Turqia kohëve të fundit u certifikua si një fuqi rajonale, ndërsa tha se anija në fjalë do të mund të transportojë rreth 100 grupe me detyrë amfibe me në krye tanket dhe autoblindat prodhim kombëtar dhe më shumë se 30 fluturake të ndryshme në vartësi të misionit.

“Yeni Safak”: Suksesi i madh i shkencëtarëve turq  

Studiuesit e Universitetit Firat në Elazig të Turqisë arritën ti marrin pamjet e strukturës së llojit të ri të koronavirusit, që është 750 herë më i vogël se një fije e flokut, me një mikroskop të forcës atomike të zhvilluar nga shkencëtarët turq të Universitetit Teknik të Lindjes së Mesme në Ankara (ODTU-METU). Analiza e strukturuar e imazhit të koronavirusit, e modeluar si një top me gjemba, do të hedhë dritë në shumë hulumtime shkencore.



Lajme të ngjashme