Shtypi turk 03.07.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e premte, 3 korrik 2020.

1448312
Shtypi turk 03.07.2020

“Yeni Şafak”: Vizita e parë pas epidemisë

Presidenti Recep Tayyip Erdogan i cili zhvilloi vizitën e parë jashtë shtetit pas epidemisë së koronavirusit të tipit të ri (Covid-19) shkoi në Katar ku u takua me Emirin e këtij vendi, Sheikun Tamim bin Hamad al-Thani. Erdogan dhe al-Thani u shoqëruan edhe nga delegacionet. Presidenti pas punimeve zyrtare të zhvilluara pas takimit u kthye në atdhe.  

“Haber Türk”: "Çavusoglu në Gjermani

Ministri i Punëve të Jashtme Mevlut Çavusoglu pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas e cilësoi “zhgënjyes” mosheqjen e paralajmërimit për udhëtim në Turqi të Bashkimit Evropian. Gjithashtu në lidhje me tensionin e jetuar me Francën në Mesdheun Lindor, tha: “Pretendimi se anijet tona u kyçën (në anijet franceze) nuk është i drejtë. Franca duhet të na kërkojë falje”. 

“Vatan”:Zëdhënësi i Presidencës; Turqia do të vazhdojë të jetë pranë tyre

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kalin tha se planet e Izraelit shkelin të drejtën ndërkombëtare dhe se kjo nismë s'ka asnjë bazë ligjore. “Turqia do të vazhdojë të jetë pranë popullit palestinez në kauzën e tij të drejtë dhe të ligjshme”, tha Kalin.

“Sabah”: Ministrja Pekcan prononcohet për eksportet

Ministrja e Tregtisë Ruhsar Pekcan deklaroi të dhënat e eksportit për muajin qershor. “Eksporti gjatë muajit qershor, me një rritje prej 15,8% në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, arriti në 13 miliardë e 469 milionë dollarë. Kurse në krahasim me një muaj më parë ka regjistruar një rritje prej 30%”, tha Pekcan.

“Hürriyet”: Vjenë në jetë pinguini i parë polar i Turqisë

Pinguini i parë i llojit Gentoo i Turqisë pas inkubacionit 38 ditorë hapi sytë në akuariumin e Stambollit. Pinguini polar që lindi 100 gram do të emërtohet nga ana e popullit turk.

 



Lajme të ngjashme