Shtypi turk 29.06.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e hënë, 29 qershor 2020:

1445325
Shtypi turk 29.06.2020

“Star”: Tufeyli: Erdogan po bën përpjekje për stabilitetin e Libisë

Dijetari shii në Liban, Sheik Subhi Tufeyli deklaroi se nuk do të ishte e drejtë që Presidentit Recep Tayyip Erdogan të qëndrojë pranë Francës, Rusisë, Italisë dhe Izraelit në çështjen e Libisë. Gazeta citon dijetarin shii të ketë thënë që “Erdogan po përpiqet për interesat e njerëzve dhe stabilitetin e Libisë”, ndërsa bën të ditur se Turqia qëndron përballë ambicieve të Francës dhe Izraelit në Libi.

“Sabah”: Shkatërrohen 24 strehimore, bunker dhe depo të armëve dhe municionit të terroristëve

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare njoftoi se një numër i madh i armëve, materialeve të jetesës dhe municionit u sekuestruan në 24 bunkerë dhe shpella të zbuluara gjatë Operacionit “Kthera-Tigri” që po zhvillohet kundër organizatës separatiste terroriste PKK në veri të Irakut. Në deklaratën e Ministrisë bëhet e ditur se operacioni që filloi më 17 qershor po vazhdon me sukses ashtu siç është planifikuar.

“Hurriyet”: Turqia merr shtysë në sektorin e energjisë

Turqia gjatë kohëve të fundit vazhdon të thyej rekord në pjesën e energjisë së rinovueshme në prodhimin e përgjithshëm të energjisë elektrike. Pjesa e investimeve në energjinë e rinovueshme, e cila është rritur vitet e fundit, është mjaft e madhe. Turqia ka kaluar vetëm 10 për qind të rrugës që duhet të përshkojë për energjinë eolike. Potenciali i Turqisë në energjinë eolike, e cila ka 8 mijë megavat të energjisë së instaluar, është 80-90 mijë megavat.

“Haberturk”: Turqia në mesin e korridorit të udhëtimeve të anglezëve

Qeveria angleze përgatitet që më 6 korrik të hapë korridore të udhëtimit për disa vende. Bëhet e ditur se në mesin e këtyre vendeve ndodhet edhe Turqia. Agjencitë turistike njoftuan se pas këtij lajmi intensiteti i prenotimeve të pushimeve është rritur dukshëm. Lista e plotë e vendeve, me të cilat Anglia do të hapë korridor udhëtimi, pritet të shpallet javën e ardhshme.

“Yeni Safak”: Pandemia shndërrohet në një mundësi për turizëm në Bursa

Hidhen hapat në drejtim të bërjes së Bursës një nga destinacionet më të rëndësishme të turizmit shëndetësorë. Në krye të politikës së turizmit, të planifikuar në përputhje me kushtet e reja normale të jetesës në qytet, vijnë trekking-u, kampi dhe turizmi i rolutave. Bursa krahas malit Uludag, rrafshnaltave, liqeve dhe detit do të jetë një qendër që tërheqë vëmendjen e të pasionuarve pas natyrës.



Lajme të ngjashme