Shtypi turk 25.06.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e enjte, 25 qershor 2020:

1443020
Shtypi turk 25.06.2020

Yeni Şafak” - Zonja e Parë paraguajane kërkoi ndihmë nga Emine Erdogan

Turqia dërgoi më shumë se 281.000 materiale mjekësore në Paraguai, si pjesë e luftës kundër pandemisë së koronavirusit të ri (Covid-19). "Më shumë se 281.000 materiale mjekësore u dhuruan nga Qeveria e Turqisë, pas kërkesës së Zonjës së Parë, Silvana Abdo drejtuar mikes së saj Emine Erdogan, duke marrë në konsideratë listën e nevojave të ofruara nga Ministria e Shëndetësisë. Ndihmat u morën zyrtarisht në dorëzim këtë të martë në mëngjes", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetit Popullor të Paraguait.

Hürriyet” - Thirrja e Çavusoglu: Të ndalohet menjëherë

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavushollou (Mevlüt Çavuşoglu) dërgoi një deklaratë me shkrim në sesionin e takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që u mblodh për të diskutuar mbi konfliktin izraelito-palestinez dhe planin e Izraelit për të aneksuar Bregun Perëndimor të okupuar. "Ne i bëjmë thirrje përsëri qeverisë izraelite që të ndalojë menjëherë planet për ndërtimin e vendbanimeve të jashtëligjshme dhe aneksimin e paligjshëm", thotë kryediplomati turk në deklaratën dërguar KS të OKB-së.

Vatan”: Deklarata e BE-së për Turqinë: Duhet të ndërtojmë besim

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell tha se ndërtimi i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me Turqinë do të jetë në dobi të Greqisë dhe BE-së. "Prandaj, ne duhet të rindërtojmë besimin duke kontaktuar Turqinë", shtoi shefi i diplomacisë evropiane gjatë një vizite të mërkurën në kufirin turko-grek.

Star” - Të gjithë ata që besojnë tek lira turke do të fitojnë

Ministri i Thesarit dhe Financave, Berat Albayrak tha se Bursa e Stambollit është bërë një nga bursat e pakta që kanë arritur të rikuperojnë humbjet e tyre në vitin 2020, duke e vazhduar hap pas hapi rritjen falë interesit në rritje të investitorëve që nga fillimi i vitit. “Ata që besojnë në lirën turke, asetet turke dhe në historinë e rritjes së kompanive turke do të fitojnë",- shtoi ai

Sabah” - Kinezët regjistrojnë automjetin turk

Modelet e Grupit të Iniciativës Automobilistike Turke (TOGG) janë regjistruar nga Agjencia Kineze e Patentave. “Pas BE-së modelet tona «SUV» dhe «Sedan» tani u regjistruan edhe nga Agjencia Kineze e Patentave në emër të TOGG. Radhën e kanë kontinentet e tjera”,- shkruan kompania në llogarinë e saj në «Twitter».



Lajme të ngjashme