Shtypi turk 24.06.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e mërkurë, 24 qershor 2020:

1442269
Shtypi turk 24.06.2020

“Yeni Safak”: Turqia reagoi ashpër ndaj deklaratës së Presidentit francez Macron

Ministria e Punëve të Jashtme bëri të ditur se cilësimi nga ana e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron të mbështetjes që Turqia i jep qeverisë legjitime të Libisë me kërkesë të kësaj të fundit dhe në përputhje me rezolutat e OKB-së si “një lojë e rrezikshme”, mund të shpjegohet vetëm me errësimin e mendjes.

“Sabah”: Gazeta gjermane “Bild” bën fjalë me lëvdata për Turqinë

Ndërkohë që Kancelarja gjermane, Angela Merkel vazhdon t’i mbajë kufizimet e udhëtimit në Turqi, gazetari i gazetës gjermane “Bild”, i cili erdhi në Antalie si turist, shkroi për masat e marra nga Turqia kundër epidemisë së koronavirusit. Duke bërë të ditur se “Aeroporti i Antalies është më i mirë se aeroporti Tegel në Berlin”, gazetari Michael Quandt në lajmin e tij me titull “Edhe roja e plazhit mbanë maskë” shpjegoi masat e marra në këtë udhëtim në Turqi.

“Hurriyet”: Kreu i Industrisë së Mbrojtjes Demir publikoi datën e lancimit të mikrosatelitit

Kreu i Departamentit të Presidencës të Industrisë së Mbrojtjes, prof. dr. Ismail Demir bëri të ditur se mikrosateliti nuk u ndikua nga epidemia e COVID-19 dhe shtoi se Turqia do të ketë një kompani të satelitëve. Duke vënë në dukje se janë duke u zhvilluar punimet për satelitët në lartësi të ulët Demir tha se “Synohet që mikrosateliti i parë turk të lancohet në vitin 2025”.

“Star”: Institucione të reja ushtarake të Turqisë në NATO

Komanda e Qendrës së Përsosmërisë së Sigurisë Detare (MARSEC COE), që është qendra e dytë e Turqisë e akredituar në NATO dhe e 26-ta në aleancë, fitoi statusin e “institucionit ndërkombëtar ushtarak”.

“Vatan”: Kompanitë turke mund ta përdorin Indonezinë si bazë

Ministri i Çështjeve Publike dhe Urbanizmit të Indonezisë, Basuki Hadimuljono bëri të ditur se do t’i nxisin investimet nga Turqia, ndërsa shtoi se “Kompanitë turke mund ta përdorin Indonezinë si bazë për të hyrë në tregun e Azisë”.



Lajme të ngjashme