Shtypi turk 19.06.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e premte, 19 qershor 2020:

1439354
Shtypi turk 19.06.2020

“Hurriyet”: Deklarata e ministrit Çavusoglu për Libinë

Ministri i Punëve të Jashtme Mevlut Çavusoglu deklaroi se ekziston një qasje pozitive midis Presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe Presidentit të SHBA-sdë Donald Trump në lidhje me Libinë dhe se janë udhëzuar të bashkëpunojnë me Amerikën për çështjen e Libisë.

“Sabah”: Gjenerali i pensionuar amerikan Kimmitt: Turqia udhërrëfyese e NATO-s

Nënsekretari i Mbrojtjes nga periudha e Presidentit Bush në SHBA, i cili shërbeu si gjeneral brigade Mark Kimmitt, nënvizoi se Turqia është një anëtare e fortë e NATO-s dhe shtoi: “Turqia si anëtare e NATO-s ka çështje shumë të rëndësishme që e shqetësojnë në Lindjen e Mesme. Si një anëtare më e afërt me Lindjen e Mesme ajo është udhërrëfyese e NATO-s në çështjen e vlerësimit të shqetësimeve. Turqia e ka dëshmuar veten si një partnere e shkëlqyeshme e NATO-s”.

“Vatan”: Thyhet rekordi i 20 viteve të fundit

Ministri i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore të Turqisë, Fatih Donmez në lidhje me prodhimin e energjisë deklaroi se prodhimi i energjisë vendore u realizua në nivelin 79,6 për qind, ndërsa i energjisë së rinovueshme me 66 për qind. Këto vlera janë regjistruar si vlerat më të larta në baza mujore që nga viti 2000.

“Yeni Safak”: Anija sonduese “Fatih” lundron për sondime

Anija sonduese “Fatih”, e cila vazhdon përgatitjet e saj për punimet e sondimit në portin e Trabzonit, pas përfundimit të përgatitjeve më 25 qershor do të fillojë me punime në det të hapur në Eregli në Detin e Zi.

“Star”: Droni TB2 Bayraktar do të vëzhgojë pyjet kundër zjarreve

Drejtori teknik i kompanisë “Baykar”, Selçuk Bayraktar në një postim të bërë në llogarinë e tij në Twitter ka thënë që droni TB2 do të fluturojë ditë e natë për të vëzhguar pyet kundër zjarreve.



Lajme të ngjashme