Shtypi turk 16.06.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e martë, 16 qershor 2020:

1436926
Shtypi turk 16.06.2020

“Sabah”: Presidenti Erdogan uroi 23 vjetorin e themelimit të D8-ës

Presidenti Recep Tayyip Erdogan uroi 23-vjetorin e themelimit të Organizatës së 8 Vendeve në Zhvillim (D-8), kryesimin e radhës të së cilës e ka Turqia. Presidenti Erdogan në mesazhin e tij tha: “Motoja e D8-ës është që në vend të luftës të mbizotërojë paqja, në vend të konfliktit dialogu, në vend të standardit të dyfishtë drejtësia dhe zhvillimi, në vend të epërsisë barazia, në vend të shfrytëzimit ndarja, në vend të shtypjes dhe sundimit të drejtat e njeriut dhe të liria e demokracia”.

“Star”: Takimi Çavusoglu-Maas

Ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu zhvilloi një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm gjerman Heiko Maas. Të dy ministrat gjatë bisedës folën për procesin e normalizimit të situatës së epidemisë së llojit të ri të koronavirusit (Covid-19), turizmin, heqjen e ndalimit të udhëtimeve dhe marrëdhëniet Turqi-BE gjatë periudhës së kryesimit të radhës së Gjermanisë.

“Haberturk”: Çavusoglu prononcohet për shtyrjen e vizitës së ministrave rusë në Turqi

Ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu tha se vizita e ministrit të Jashtëm rus Sergey Lavrov dhe ministrit të Mbrojtjes Sergey Shoygu në Stamboll u shty për të vazhduar bisedimet teknike për vendosjen e një armëpushimi të përhershëm në Libi. Ministri Çavusoglu në mes të tjerash deklaroi se “Nuk ka asnjë problem në takimet me rusët”.

“Vatan”: Omer Çelik njofton vazhdimin e operacioneve antiterror

Në operacionet antiterror të kryera në kuadër të operacioneve të koduara “Kthetra-Shqiponja” në veri të Irakut ndaj objektivave terroriste janë shkatërruar 81 objektiva të PKK-së. Zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Omer Çelik tha se lufta kundër organizatave terroristet, armiq të njerëzimit, do të vazhdojnë pa u dëmtuar civilët. Ai shtoi se Turqia është shembull për botën në luftën kundër terrorit ashtu si për shumë gjëra tjera.

“Yeni Safak”: Ministri i Jashtëm italian do të vizitojë Turqinë

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë Luigi Di Maio, do të vizitojë Turqinë të mërkurën më 17 qershor. Turqia në kuadër të luftës kundër epidemisë së llojit të ri të koronavirusit (Civid-19) gjatë muajve të kaluar në Itali kishte dërguar ndihma mjekësore, ndërsa ministri Di Maio e kishte falënderuar duke thënë: “Ne kurrë nuk do t’i harrojmë këto ndihma”.



Lajme të ngjashme