Shtypi turk 05.06.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e premte, 5 qershor 2020.

1430090
Shtypi turk 05.06.2020

“Vatan” - Erdogan: Përkrahësit e Khaftarit do t'i gjykojë historia

Presidenti Recep Tayyip Erdogan u takua të enjten në Ankara me Kryeministrin e Libisë, Fayez al-Sarraj. Duke theksuar se Al-Sarraji ka mbajtur një qëndrim të rregullt pavarësisht sulmeve të puçistit Haftar, kreu i shtetit turk tha se “ata që e mbytën Libinë në gjak e lot duke mbështetur puçistin Haftar, do t'i gjykojë historia”.

“Star” - Al-Sarraj: E falënderuam Turqinë për mbështetjen ndaj Libisë

Kryeministri i Libisë, Fayez al-Sarraj, theksoi të enjten se do të vazhdojnë të luftojnë derisa ta zhdukin armikun plotësisht dhe se në procesin e ardhshëm nuk t'i njohin shans negociatash liderit të forcave ilegale, Khalifa Haftar. “Ne duam të shohim angazhimin e firmave turke në procesin e rindërtimit të Libisë”, shtoi ai mes të tjerash.

“Hürriyet” - Turqia mbështet 102 vende me materiale mjekësore

Presidenti Recep Tayyip Erdogan iu drejtua me një videomesazh pjesëmarrësve në Samitin Global të Vaksinave 2020, mbajtur të enjten në kryeqytetin Londër të Mbretërisë së Bashkuar. “COVID-19 na kujtoi edhe një herë se në thelb ne jemi një familje e madhe, se kemi një fat dhe ardhmëri të përbashkët”, tha ai dhe vijoi me këto fjalë: “Ne kemi mbështetur me materiale mjekësore 102 vende deri më tani.”

“Haber Türk” - Turqia rifillon fluturimet në 40 vende nga 10 qershori

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Adil Karaismailoglu, njoftoi të enjten se Turqia planifikon të rifillojë fluturimet ndërkombëtare në 40 vende gradualisht që nga 10 qershori. “Ne do të transportojmë pasagjerë me fluturime ndërkombëtare fillimisht në Republikën Turke të Qipros të Veriut (RTQV), Bahrejn, Bullgari, Katar e Greqi”, bëri të ditur ministri Karaismailoglu.

“Yeni Şafak” - Deputetja ukrainase: Një çështje kundër Turqisë nuk mund të pranohet në vendin tonë

Projektrezoluta e hartuar në Ukrainë për ngjarjet e vitit 1915 u tërhoq nga agjenda e punimeve të Parlamentit të vendit. “Pretendimet armene, të cilat u ngritën në rend të ditës në vendin tonë, janë plotësisht një çështje e padobishme dhe shëndetligë që s'mund të diskutohet në vendit tonë. Një çështje që ngrihet në rend të ditës kundër Turqisë mike, nuk mund të pranohet në vendin tonë”, deklaroi deputetja ukrainase, Ljudmila Marchenko.



Lajme të ngjashme