Shtypi turk 03.06.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e mërkurë, 3 qershor 2020:

1428639
Shtypi turk 03.06.2020

“Yeni Safak”: Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare të kryesuar nga Presidenti Erdogan u publikua një komunikatë

Këshilli i Sigurisë Kombëtare u mblodh të martën nën kryesimin e Presidentit Recep Tayyip Erdogan. Në komunikatën e publikuar pas mbledhjes thuhet se “do të vazhdohet pa kompromis me luftën kundër terrorit dhe mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të Turqisë në tokë, det dhe ajër në Mesdhe dhe të politikave për Siri dhe Libi”.

“Haberturk”: Ministri i Shëndetësisë bisedoi me homologun e tij rus Murashenko

Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca zhvilloi dje një bisedë me ministrin rus të Shëndetësisë, Mikhail Murashko. Ministrat e Shëndetësisë të dy vendeve vendosën të bashkëpunojnë dhe të fillojnë studime të përbashkëta klinike mbi zhvillimin e vaksinave kundër Covid-19.

“Hurriyet”: THY fillon me fluturime jashtë vendit

Turkish Airlines (THY), i cili ka ndaluar fluturimet e planifikuara të pasagjerëve në 127 vende të botës që nga 28 marsi, gradualisht po rihapë fluturimet e brendshme dhe ndërkombëtare. Që nga 18 qershori transportuesi kryesor ajror do të realizojë fluturime të drejtpërdrejta nga 16 qytete të 6 vendeve evropiane drejtë 14 pikave të Anadollit.

“Sabah”: Turqia eksporton 1 miliard e 964 milionë dollarë lajthi brenda 9 muajve

Turqia gjatë 9 muajve eksportoi lajthia në vlerë 1 miliard e 964 milionë e 965 mijë dollarë. Bëhet e ditur se 229 mijë e 492,5 ton eksporte janë bërë në vendet e Bashkimit Evropian (BE).

“Star”: Zhvillime të rëndësishme në lidhje me automobilin turk

Grupi i Iniciativës së Automobilistikës Turke (TOGG) mori raportin pozitiv nga Ministria e Mjedisit dhe Urbanizmit të vlerësimit të ndikimit në mjedis për ndërtimin e fabrikës në nënprefekturën Gemlik të Bursës. Fabrika dhe kampusi i orientuar nga përdoruesit do të vihet në jetë me një investim në vlerë 22 miliardë lira turke.



Lajme të ngjashme