Shtypi turk 02.06.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e martë, 2 qershor 2020:

1428045
Shtypi turk 02.06.2020

“Star” - Ministri Koca kërkon më shumë rigorozitet të respektimin e masave

Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, postoi të hënën në rrjetin social “Twitter” një mesazh në lidhje me të dhënat e fundit për koronavirusin në Turqi. “Numri i pacientëve tanë të shëruar është afër 130.000. Rastet e reja janë në nivelin e parashikuar. Nevoja për mbështetje respiratore po ulet. Ditët e ardhshme varen nga kujdesi ynë për higjienën e duarve dhe nga rigoroziteti me të cilin do t'i përmbahemi rregullit të vendosjes së maskës dhe distancës sociale. Masat më të rrepte sjellin rezultate më të mira”, shkroi ai në “Twitter”.

“Sabah” - Omer Çelik dënon sulmin ndaj xhamisë në pjesën greke të Qipros

Zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Omer Çelik, reagoi të hënën përmes rrjetit social “Twitter” lidhur me sulmin e shëmtuar ndaj Xhamisë së Haxhi Ibrahim Agë Qypryliut në Limasol. “Ne e dënojmë me forcë tentativën për të djegur xhaminë. Administrata grekoqipriote duhet të marrë masa ndaj fashistëve islamofobë. Duhet të luftohet me gjuhën politike dhe mediatike që nxit islamofobinë. Administrata grekoqipriote duhet t’i gjejë sa më parë autorët”, deklaroi Çelik.

“Hürriyet” - Anija e sondimit “Fatih” në Trabzon

Anija “Fatih”, e cila u nis nga Stambolli për të kryer aktivitetet e para të sondimit për hidrokarbure në Detin e Zi, mbërriti të hënën në qytetin verior të Trabzonit. Pas ceremonisë zyrtare të pritjes, në anije filluan përgatitjet për montimin me një vinç special të disa pjesëve të saj, të cilat ishin çmontuar në kantierin detar të Portit “Haydarpasa” të Stambollit për t'i lehtësuar kalimin në Bosfor. “Fatih” do ta fillojë shpimin e parë më datë 15 korrik, në lokalitetin e quajtur “Tuna-1”.

“Haber Türk” - Linjat ajrore nisën fluturimet kombëtare

Si pjesë e hapave graduale për lehtësimin e masave kufizuese ndaj COVID-19 dhe kthimin në normalitet, të hënën në Turqi u realizuan fluturimet e para kombëtare. Në mesin e pasagjerëve të para të linjës Stamboll-Ankara ishte edhe ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Adil Karaismailoglu. “Ne s'do të bëjmë lëshime nga elemente mbrojtëse të tilla si domosdoshmëria e të gjithëve për të mbajtur maskë, për të respektuar plotësisht distancën sociale dhe për të marrë masat e higjienës personale e institucionale”, deklaroi ai në fjalën e rastit.

“Vatan” - Rrebesh lëvdatash për dronët luftarakë turq

Revista prestigjioze gjermane “Der Spiegel”, në një artikull mbi luftën elektronike, shkruan se Turqia është bërë një fuqi sekrete e dronëve luftarakë të gjeneratës së re. Përveçse thur lavde për dronin “Bayraktar TB2”, i cili është duke u përdorur aktivisht në operacionet e Forcave të Armatosura të Turqisë brenda dhe jashtë vendit, artikulli në fjalë thekson edhe se ky mjet ajror pa pilot është është produkti më i suksesshëm i industrisë turke të mbrojtjes.



Lajme të ngjashme