Shtypi turk 29.05.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e premte, 29 maj 2020:

1425728
Shtypi turk 29.05.2020

“Hurriyet”: Turqia normalizohet me shpejtësi

Turqia, e cila arrin rezultate të mira në luftën kundër epidemisë së llojit të ri të koronavirusit (Covid-19), duke filluar nga 1 qershori do të heq tërësisht ndalesën e udhëtimit në distanca të gjata. Punonjësit e sektorit publik do të kthehen në punë dhe do të hapen kopshtet e fëmijëve. Vendet e pushimit përgjatë rrugës do të fillojnë me punë, ndërsa qendrat sportive do të jenë të hapura deri në orën 24.00. Plazhet, parqet kombëtare dhe kopshtet do të fillojnë të veprojnë brenda rregullave të përcaktuara.

“Haberturk”: Fillon turizmi i jahteve

Udhëtimet komerciale të jahteve, të cilat u pezulluan për shkak të epidemisë së Covid-19, do të fillojnë në qershor. Ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës Adil Karaismailoglu, i cili tërhoqi vëmendjen në pikën e arritur në luftën kundër epidemisë tha: “Në Turqi, e cila bëri hapa të rëndësishme në luftën kundër pandemisë, aktivitetet komerciale të jahteve dhe të anijeve prej druri do të fillojnë nga 1 qershori”.

“Sabah”: Liga turke e futbollit do të hapet më 12 qershor

Emocionet e Super Ligës, ndeshjet e së cilës u ndërprenë në javën e 26-të për shkak të epidemisë së Covid-19 do të fillojnë sërish. Federata e Futbollit të Turqisë (TFF) ka vendosur që më 12 qershor të vazhdojë e sezonin aty ku ka mbetur. Super Liga do të vazhdojë nga java e 27-të.

“Yeni Safak”: Matthew Bryza: Trump duhet ta marr si shembull Erdoganin

Matthew Bryza, ish-zëvendëssekretari i ShBA-së përgjegjës për marrëdhëniet me Euroazi, bëri të ditur se Turqia zhvillon një luftë të suksesshme kundër epidemisë së koronavirusit. Bryza deklaroi se Presidenti i SHBA Donald Trump duhet të marrë shembullin e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan. Bryza gjithashtu deklaroi se Turqia me luftën e suksesshme kundër epidemisë mbron edhe ekonominë e saj nga efektet shkatërruese, ndërsa shtoi se ShBA-ja dhe shumica e vendeve të BE-së nuk arritën të bëjnë këtë.

“Star”: Dronët e armatosur turq janë të fuqishëm kundër luftës elektronike

Dronët e armatosur të Turqisë, të cilat janë përmendur shpesh kohët e fundit, tërheqin vëmendjen me shfaqjet e tyre kundër luftës elektronike. Përveç operacioneve të brendshme të sigurisë, dronët turke, të cilat veprojnë në një gjeografi të gjerë si Siria, në veri të Irakut, Mesdheut, Detit Egje dhe Libisë, qëndrojnë si një faktor i ndryshimit të lojës në fushë me lehtësitë dhe aftësitë e tyre në luftën elektronike.  



Lajme të ngjashme