Shtypi turk 28.05.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e enjte, 28 maj 2020:

1425179
Shtypi turk 28.05.2020

Vatan”- Erdoan: Fillon më 29 maj

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan njoftoi gjatë ceremonisë së hapjes së ishullit të Demokracisë dhe Lirive se anija e shpimit «Fatih» më 29 maj do të kalojë nga ngushtica e Bosforit në Stamboll dhe do të lundrojë drejt Detit të Zi për shpime të mëtejshme.

Haber Türk” – Ministri Varak: Kemi eksportuar mbi 1.000 aspiratorë

Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank mori pjesë me videokonferencë në Takimin Konsultativ dhe Vlerësues të Dhomës së Industrisë në Kayseri. Varank njoftoi se Turqia ka eksportuar në këtë periudhë (Covid-19) më shumë se 1.000 ventilatorë që përdoren për frymëmarrje artificiale në njësitë e kujdes intensiv.

Sabah” – Aeroporti i Stambollit shënon një sukses të ri

Aeroporti i Stambollit arriti të fitojë certifikatën "LEED Gold", duke i shtuar edhe një sukses tjetër arritjeve të deritanishme. Këshilli i Ndërtimit të Godinave Ambintaliste të Shteteve të Bashkuara e ka cerfitikuar terminalin e Aeroportit të Stambollit si ndërtesa më e madhe në botë me certifikatën LEED.

Star” – Agjencitë greke të jahteve kërkojnë hapjen e rrugës detare me Turqinë

Administratorët e agjencive të jahteve që operojnë në ishujt grekë afër brigjeve të Turqisë duan rihapjen e rrugëve të detit me Turqinë, të cilat janë mbyllur si pjesë e masave kundër pandemisë së koronavirusit të ri (Covid-19).

Yeni Şafak” – Turistët nuk heqin dorë nga Turqia, shtyjnë rezervimet në vend të anulimit

Gjatë periudhës së pandemisë që ka mbërthyer të gjithë botën, numri i vdekjeve dhe rasteve në Turqi vazhdon të bjerë çdo ditë e më shumë falë masave të marra kundër koronavirusit. Në qytete turistike, që presin çdo vit me miliona turistë, operatorët po krijojnë një sistem të ri në përputhje me rregullat “e normalizimit të ri”. Drejtuesit e sektorit thonë se fakti që rezervimet për këtë verë nuk janë anuluar, por janë ndryshuar vetëm për një datë të mëvonshme, tregon se turistët nuk heqin dorë nga Turqia.



Lajme të ngjashme