Shtypi turk 22.05.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e premte, 22 maj 2020:

1421897
Shtypi turk 22.05.2020

Hürriyet” – Presidenti Erdogan dha mesazhe në përurimin e spitalit gjigand

Spitali urban “Çam dhe Sakura” në Basaksehir të Stambollit u përurua këtë të enjte. Duke folur në ceremoninë e inaugurimit Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha: "Ky spital do të jetë një nga veprat që do ta bëjë Turqinë markë në turizmin shëndetësor. Ai do t'i shërbejë popullit tonë dhe mysafirëve tanë të huaj për shkak të afërsisë që ka me aeroportin e Stambollit. Kjo do të thotë që Stambolli është bërë një qendër shëndetësore ndërkombëtare".

Sabah” – Drejtori i Komunikimeve të Presidencës, Altun shkroi një artikull për “Washington Times”

Drejtori i Komunikimeve të Presidencës së Turqisë, Fahrettin Altun shkroi për gazetën amerikane “The Washington Times” një artikull të titulluar "Strategjia e Turqisë për koronavirusin (Covid-19) ndryshoi kursin e epidemisë", ku ai rrëfen luftën e Turqisë kundër koronavirusit. "Si rezultat i reformave dhe investimeve që kemi bërë në fushën e shëndetësisë, ne kemi mundësuar që nga shërbimet shëndetësore të përfitojnë më shumë njerëz. Si rrjedhojë, sistemi ynë shëndetësor nuk u përball me ndonjë presion të madh si në vendet e tjera”, ka shkruar Altun.

Haber Türk” – Ministria e Jashtme turke reagoi ndaj Haftarit

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Hami Aksoy tha se do të ketë pasoja shumë serioze nëse cenohen interesat turke në Libi, duke shtuar: "U rikujtojmë edhe një herë se ne do t'i konsiderojmë elementët besnikë të puçistit Hafter si objektiva të ligjshëm".

Vatan” – Bashkëpunim ndërmjet Turqisë dhe Greqisë

Ministria e Kulturës dhe Turizmit filloi të forcojë kontaktet me vendet që dërgojnë më shumë vizitorë në Turqi pas hapave të ndërmarrë në procesin e normalizimit në kuadër të luftës kundër epidemisë së koronavirusit. Në këtë kontekst, ministri turk i Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Ersoy dhe homologu i tij grek, Haris Theoharis, ranë dakord të fillojnë një fushatë të përbashkët promovimi për ta nxjerrë në pah detin Egje si një destinacion të sigurt.

Star” - Treni i parë i eksportit u nis nga Sakarya

Treni i parë bllok i eksportit, i cili transporton pjesë këmbimi për automjete dhe pajisje elektroshtëpiake të prodhuara në Turqi, e nisi rrugëtimin nga stacioni i trenit Arifiye në provincën Sakaraya. Treni do të shkojë direkt në Evropë duke kaluar për herë të parë nga tuneli nëntokësor “Marmaray” në ngushticën e Stambollit, i njohur ndryshe si ‘Projekti i Shekullit’. Ky do të jetë edhe treni i parë i eksportit që do të shkojë pa ndërprerje nga Anadolli në Evropë.



Lajme të ngjashme