Shtypi turk 11.05.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e hënë, 11 maj 2020:

1414788
Shtypi turk 11.05.2020

“Hurriyet”: Erdogan: Turqia do të bëhet bazë e shëndetësisë

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi se spitalet epidemike në rrethin Sancaktepe të Stambollit do të hapen deri në fund të festës së Fitr Bajramit (26 maj). Duke deklaruar se ata do të përdorin spitalet epidemike për të stimuluar turizmin shëndetësor, Erdogan tha, "Pacientët e huaj po shkonin në Cleveland të ShBA-së, tani do të vijnë në Stamboll". Kreu i shtetit turk tha se me këtë iniciativë Turqia do të shndërrohet në një bazë e shëndetësisë.

“Yeni Safak”: Erdogan: Turqia do të kapërcej më shpejtë epideminë e Covid-19 se vendet e botës

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se Turqia gjatë epidemisë së koronavirusit, kur edhe vendet e zhvilluara mbetën të pafuqishme, përveç plotësimit të nevojave të veta ajo arriti të ndihmojë edhe vendet tjera. Erdogan bëri të ditur se beson që Turqia do të kapërcej shumë më shpejtë epideminë e koronavirusit se vendet tjera të botës në qoftë se qytetarët i përmbahen masave.

“Star”: Së shpejti fillon prodhimi serik i ilaçit vendor TR-C 19

Shumë shpejtë do të fillojnë punimet klinike me vullnetarët mbi ilaçin vendor TR-C 19, i cili është efektiv ndaj Covi-19, që vazhdon ta tronditë botën. Është vërtetuar se TR-C 19 neutralizoi koronavirusin në mjedisin laboratorik. Prodhimi serik i ilaçit në fjalë do të bëhet në impiantet e Këshillit të Kërkimeve Shkencore dhe Teknologjike të Turqisë (TUBITAK).

“Haberturk”: Turizmi në Turqi do të fillojë në fund të majit

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Nuri Ersoy publikoi hartën rrugore të turizmit të Turqisë. Ministri Ersoy njoftoi se turizmi i brendshëm do të fillojë në fund të majit ndërsa ai jashtë shtetit pas qershorit. Sipas njoftimit, të gjithë turistët vendas dhe të huaj do të testohen në portat ajrore dhe kufitare në 2-3 minuta. Në hotele dhe restorante, distanca midis tavolinave do të jetë një metër e gjysmë dhe distanca midis karrigeve do të jetë 60 centimetra. Sistemi i bufeve të hapur do të vazhdojë do të ndryshojë vetëm sistemi i prezantimit.

“Vatan”: Filloi numërimi drejt zeros për fluturimet në aeroportin Sabiha Gokçen të Stambollit

Pas ndalimit të përkohshëm të shërbimeve në aeroportin Sabiha Gokçen të Stambollit më 28 mars në kuadër të masave kundër epidemisë së Covid-19, aeroporti përgatitet për t’i hapur sërish dyert më 28 maj. Sipas rregullave të reja asnjë pasagjerë nuk do të lejohet të hyjë në godinën e aeroportit pa maska. Të afërmit e pasagjerëve nuk do të lejohen të hyjnë në godinë. Në avion lejohet hyrja vetëm e pajisjeve për foshnja, laptop dhe çantat e dorës të grave, ndërsa në avion nuk lejohet të futen lëngjet si dezinfektues dhe kolonjë.



Lajme të ngjashme