Shtypi turk 04.05.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e hënë, 4 maj 2020:

1410510
Shtypi turk 04.05.2020

Hürriyet” - Presidenti Erdogan poston fotografitë e spitaleve pandemike në Stamboll

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) ka postuar në llogarinë e tij në «Twitter» fotografi nga spitalet pandemike që vazhdojnë të ndërtohen me shpejtësi në lagjet Yeşilköy dhe Sancaktepe (Stamboll), të cilat do të kenë një kapacitet total prej 2.000 shtretërish. "Ne do të japim një kontribut në kuptimin e vërtetë të fjalës me dy spitale të rëndësishme dhe të përhershme duke i përfunduar projektet sa më shpejt që të jetë e mundur", shkruan udhëheqësi turk në «Twitter».

Sabah” - Deklarata e Fahrettin Altun për ndihmat mjekësore

Drejtori i Komunikimit në Presidencë, Fahrettin Altun tha se Turqia do të vazhdojë të mbështesë aleatët e saj, miqtë dhe vendet e botës në nevojë. "Këto ndihma janë treguesi i qasjes humanitare të Turqisë. Pajisjet mjekësore janë transportuar në Somali për të ndihmuar këtë vend në luftën e tij kundër COVID-19. Në këtë furnizim ka edhe ventilatorë të frymëmarrjes (respiratorë) të prodhuar nga Turqit dhe që dërgohen për herë të parë në një vend tjetër”,- shkroi ai në «Twitter».

Star” - Dora e ndihmës së Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare (MSB) për fëmijët në zonën e operacionit “Burimi i paqes"

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (MSB) dërgoi çanta, mjete shkollore dhe veshje për nxënësit e fillores “Karf Nasih” në zonën operative të operacionit "Burimi i paqes" në Siri. Ushtarët heroikë turq, të cilët janë bërë një model për të gjithë botën me ndihmat humanitare që shpërndajnë për të shtypurit, vazhdojnë t'i bëjnë fëmijët të buzëqeshin në zonën ku zhvillohet operacioni “Burimi i paqes”, njofton Ministria përmes një postimi që ka bërë në «Twitter».

Yeni Şafak” – ShBA falënderon Turqinë për ndihmën mjekësore: “I jemi mirënjohëse Turqisë"

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo falënderoi Turqinë përmes një mesazhi në «Twitter». "Ne i jemi mirënjohëse Turqisë, aleates tonë në NATO. Mbështetja e Turqisë ndihmon kompanitë amerikane, të cilat bëjnë një punë të mirë në luftën me COVID-19 në të gjithë botën. Këtë situatë ne do ta kapërcejmë së bashku dhe do të dalim më të fortë se kurrë",- shkruan Pompeo.

Haber Türk” – «Turkish Cargo» shënon një rritje të lartë 

Sipas rezultateve të shkurtit 2020 të “Freight Tonne Kilometres” (FTK), pjesë e Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror (IATA), «Turkish Cargo» regjistroi një normë rritjeje prej 16,6%. Pra, kompania turke arriti indeksin më të lartë në mesin e 25 transportuesve kryesorë të mallrave në botë.



Lajme të ngjashme